Categories Sport

Kriza e rezultateve nuk ka fund për Milanin, as Pioli nuk iu bën punë kuqezinjve

Skuadra e Romës kthehet te suksesi pas dy barazimeve radhazi teksa në ‘Olimpico’ mposhten me rezultatin 2-1 Milanin. Kuqezinjtë u dorëzuan pa shumë kushte ndaj verdhekuqe, ndërsa edhe trajneri Stefano Pioli duket se nuk po jep efekt për të nxjerrë skuadrën nga kriza, teksa është ndeshja e dytë pa njohur triumf. Ndërkohë, sa i përket ndeshjes, Roma arriti të zhbllokonte rezultatin në minutën e 38 falë golit të Edin Xhekos.

Sulmuesi boshnjak shfrytëzoi një goditje këndi dhe pas një devijimi të sferës, u gjend i vetëm përballë Donarumës, aty ku nuk e kishte të vështirë për të realizuar me kokë. Sakaq, në fraksionin e dytë Milani u mundua të ndryshonte mentalitet dhe hodhi më shumë vështrimin nga porta kundërshtare. Madje ia dolën edhe të rivendosnin ekuilibrat. Djalli shënoi falë transferimit të verës Teo Hernandez, i cili u tregua i saktë me goditjen brenda zonës. Por, entuziazmi i kuqezinjve u shua shpejt pasi në aksionin pasardhës, Zaniolo ndëshkoi sërish Donarumën. Talenti i verdhekuqe u tregua i saktë në limitet e zonës dhe shënoi të dytin. Gol, i cili rezultoi ai i suksesit pasi rezultatin nuk ndryshoi deri në fund. Pas këtij rezultati, Milani mbetet në vendin e 12 pranë fundit të tabelës teksa kanë grumbulluar vetëm 10 pikë. Sakaq, në krahun tjetër, Roma falë këtij rezultati ngjitet në vendin e pestë me 16 pikë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME