Categories Lajme

Hakmarrje për boksierin shqiptar? Zbardhen detaje nga plagosja e vëllait dhe babait të autorit të ekzekutimit të Nimanit

Forca të shumta policie kanë blinduar qytetin gjerman Bielefeld, pas të shtënave me armë në drejtim të babai dhe vëllait të autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit shqiptar Besar Nimani.

Sipas mediave vendase ngjarja ka ndodhur jashtë ambienteve të gjykatës ku u zhvillua gjyqi për autorin e dyshuar të vrasjes së Nimanit, ndërsa nga një makinë e zezë është qëlluar me armë duke lënë të plagosur babanë dhe vëllain e të pandehurit. Një prej autorëve është vënë në pranga, ndërsa një tjetër është ende në kërkim. I kërkuari i dytë mund të jetë fshehur në një pallat ngjitur me gjykatën raporton Bild. Mbi qytet thuhet se po monitoron zonën edhe një helikopter, përveç afektivëve që ndodhen në terren.

Gjyqi i boksierit profesionist të vrarë rreth një vit më parë, 38 vjeçari Besar Nimani, filloi rreth orës 9 të mëngjesit. Vrasësi i dyshuar Hüseyin Akkurt, 38-vjeç, i cili u arrestua në Bruksel në mes të korrikut, doli para togave të zeza, ndërsa një tjetër i dyshuar për vrasjen e shqiptarit, ndodhet ende në arrati. Në orën 13:30, pak pas përfundimit të gjykimit, papritmas u dëgjuan të shtëna me armë, rreth 150 metra nga dalja e gjykatës. Mësohet se ka pasur disa të shtëna, të parat janë qëlluar përballë gjykatës dhe kanë goditur në këmbë vëllain e të pandehurit.

Me sa duket, sulmuesi qëlloi nga një trotuar, më pas u fut  në një makinë me ngjyrë të zezë dhe vijoi të qëllojë nga brenda mjetit. Babai i të pandehur thuhet se ka marrë plumb në mushkëri dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën. Hüseyin Akkurt akuzohet se i ka zënë pritë Besar Nimanit së bashku me Ayman Daëoud Kirit (33 vjeç) më 9 mars të vitit të kaluar rreth orës 18:00 në qytetin Bielefeld (North Rhine-Ëestphalia). Kur ish-kampioni kishte parkuar BMË X 5 të tij në zonën e këmbësorëve Obernstrasse dhe donte të shkonte në një kafene, të dy thuhet se kishin qëlluar të paktën 16 të herë në drejtim të shqiptarit, Motivi i mundshëm dyshohet konflikt për prishjen e pazareve të drogës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME