Categories Lajme

Halimi: Tejkalim i kompetencave’ nuk ekziston, presidenti nuk ka kryer asnjë shkelje

Ish-ministri i Drejtësisë dhe njohësi i Kushtetutës, Eduard Halimi ka komentuar opinionin paraprak të Komisionit të Venecias, në një intervistë për Syri.net. Sipas tij, “tejkalim i kompetencës” nuk ekziston, ndërsa shton se opinioni i Komisionit të Venecias nuk e thotë në asnjë paragraf të sajin se, cilin nen apo paragraf të Kushtetutës ka shkelur presidenti i Republikës Ilir Meta.

“Termi tejkalim nuk njihet nga Kushtetuta. Në fjalorin shqip shqip, ka të bëjë me tejkalim shpejtësie, apo ti marrësh kompetencat dikujt tjetër. Sipas Kushtetutës, i vetmi institucion, është presidenti.

Shkelje, në bazë[ të fjalorit, do të thotë të dhunosh një nen apo paragraf të Kushtetutës. Nga ajo që kam lexuar unë, nuk gjej një cilësim të tillë, që presidenti i Republikës, me shtyrjen me 100 ditë të zgjedhjeve të ketë shkelur një nen apo paragraf të Kushtetutës. Për sa kohë nuk kemi shkelje, nuk mund të flasim për shkelje të vogël apo të madhe”, shprehet Halimi.

Sipas Halimit, Komisioni i Venecias nuk e ka në tagrin e saj të gjykojë zgjedhjet e 30 qershorit, apo zgjedhje të tjera. Sipas tij, kjo është detyrë e OSBE-ODIHR. /SYRI.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME