Categories Lajme

Hap kamerat e sigurisë, pronarja e dyqanit në Tiranë vë duart në kokë (Video)

Pronarja e një dyqani këpucësh në Tiranë ka shkruar mjaft e shqetësuar ditën e sotme. Ajo ka rrëfyer për JOQ.al se një situatë të sikletshme ka kaluar njëra prej shitëseve, të cilës i është vjedhur një produkt sy më sy. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e mëposhtme, zonja që ka mbërritur në dyqan dhe mban një çadër rozë në dorë, është në mesomoshë.

Ajo hutohet deri diku duke bërë muhabet me shitësen në lidhje me produktet dhe më pas shitësja largon vëmendjen prej saj, pasi të tjerë klientë hyjnë në dyqan. Më tej zonja, teksa sheh që shitësja nuk e ka mendjen, fut në çantën e saj një portofol dhe largohet me lezet e pa rënë në sy.

Pasi ka kontrolluar kamerat e sigurisë, pronarja e dyqanit në Tiranë ka vënë duart në kokë, e më shumë për shkak të moshës e veprimit, sesa i vjen keq për portofolin e vjedhur. Gruaja shkruan për JOQ.al: Është kulmi që një moshë si kjo bën gjëra të tilla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME