Categories Lajme

Hapen autoshkollat, klasat do të reduktohen me 50%

Autoshkollat do të rihapen më 18 maj. Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Autoshkollave, Tonin Gjinaj flet për sfidat më të cilat ky biznes është përballur përgjatë pandemisë së Covid-19. Hapja e dritës jeshile për rinisjen e aktivitetit të autoshkollave, ka bërë që këto të fundit të nisin dezinfektimin e ambienteve për të pritur kursantë të rinj. Nga ana tjetër, Gjinaj tregon se 50% e klasave do të jenë të reduktuara dhe se do të shtohen oraret e mësimdhënies.

”Do të kemi një protokoll strikt, do të matet temperature para se të futen në auditore. Gjithashtu do të përdoret xheli dezinfektues. Do të dezinfektohen klasat dhe makinat, më pas ato do të lëvizin. Në automjet do të ketë një kandidat. Pas çdo praktike me kandidatin përkatës do të bëhet dezinfektimi i automjetit. Kandidati dhe i gjithë personeli i autoshkollës duhet të jetë i pajisur me maska dhe xhelin dezinfektues. Qoftë edhe makina me sprajtin dezinfektues”.

Ai pranon se autoshkollat kanë kaluar një situatë të vështirë ekonomike, e cila duket se do të vazhdojë për disa kohë. Sipas tij, pagat e luftës nuk kanë qenë të mjaftueshme për të mbajtur familjen. Sipas tij ka pasur një interesim të menjëhershëm të kandidatëve për t’u regjistruar në kursin e patentës. ”Është shumë e vështirë të jesh pa punë dhe të jesh pa mësimdhënie dhe të jesh larg kandidatëve, se sa të zbatosh protokollet shëndetësore. Ishte një ditë e bukur, një ditë e lumtur. Na u duk sikur dolëm nga lufta, sikur dolëm nga burgu”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME