Categories Lajme

Vlora, “zonë e gjelbër”/ Kryebashkiaku Leli: Ndihmuam rreth 2500 familje në nevojë

“Bashkëpunimi ynë me strukturat e tjera të pushtetit lokal, Policinë e Shtetit dhe ato qendrore kanë qenë për t’u lavdëruar dhe garancia e suksesit për të minimizuar rastet në Vlorë. Sot kemi një Vlorë të gjelbër në një periudhë pandemie globale”.

Kështu u shpreh sot në një intervistë për ATSH-në, kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, i cili theksoi se “falë këtij organizimi dhe përkushtimi të të gjithëve kemi arritur të kemi sot një Vlorë të gjelbër me pesë raste, që u evidentuan që në ditët e para dhe për të cilat u ndoqën protokollet hap pas hapi dhe në bashkëpunim të përkryer me sistemin shëndetësor”. Për kryetarin Leli një nga sfidat më të mëdha ka qenë misioni humanitar në ndihmë të familjeve në nevojë dhe të moshuarve.

“Është ndjekur çdo procedurë ligjore për të respektuar të gjithë ata njerëz që sipas VKM kishim detyrimin për t’i asistuar. Ditët e para kanë qenë ditë thirrjesh telefonike, që kalonin 1000 në ditë, të gjitha thirrjet janë vlerësuar. Janë trajtuar në total duke përfshirë ndihmën e ofruar nga bashkia e Vlorës dhe bizneset në Vlorë rreth 2500 familje, të cilat u asistuan në këto ditë të pandemisë, – theksoi Leli. Sipas tij, ishte një armatë me rreth 100 persona të ndara sipas njësive administrative të Vlorës për të qenë pranë këtyre njerëzve.

Sa i përket rifillimit të mësimit, Leli u shpreh se “kujdesi ynë ndaj njësive arsimore nuk ka ndaluar asnjë moment. Nga e hëna nis mësimi dhe ajo që jemi duke punuar fort është të vendosim të jemi të gjithë bashkë për të respektuar distancat për të minimizuar riskun e përhapjes”. “Në vende të mbyllura rritet mundësia për përhapjen e virusit dhe duke krijuar hapësira të caktuara dhe për ventilimin dhe ajrosjen kjo mundësi minimizohet”, – shtoi Leli. Kryebashkiaku Leli mbetet besimplotë dhe se në këtë sfidë do ia dalim të triumfojmë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME