Categories Lajme

Rama njofton lehtësim në Kadastër: Dokumentin e pronës mund ta merrni online

Kryeministri Edi Rama në një komunikim online ka njoftuar lehtësime të procedurave për aplikimet në Kadastër. Rama ka sqaruar se tashmë dokumenti i pronës mund të merret online.

Gjithashtu Rama sqaroi se shërbimet kadastrale bëhen me aplikime online dhe me futjen e vulës elektronike, tani më, edhe pjesa tjetër e shërbimit do të behët online. “Tani më nuk kemi sistemin e para disa kohëve. Po kemi Agjencinë Shtetërore të Kadastres, ajo që është me e rëndësishme, shërbimet online, janë pjesë e revolucionit dighital, që e kthen vitin 2020 në një vit të transformimit të madh, për të krijuar një kornizë plot transparencë e llogaridhënie.

Ajo që dua të them pa marrë shumë kohë, pasi sot jemi këtu përmes drejtorit të Kadastrës, dhe drejtoreshës së AKSHIT. Shërbimet kadastrale bëhen me aplikime online dhe me futjen e vulës elektronike, tani më, edhe pjesa tjetër e shërbimit do të behët online. Nuk është më nevoja që në një proces të arsyeshëm tranzicioni s’do të jetë ne nevojshme që të shkohet fizikisht, pasi gjithçka do të bëhet nga shtëpia, nga telefoni.

Faktikisht deri në dhjetor të vitit të shkuar, qytetari do të paraqitej fizikisht, do të aplikonte do kryente pagesën, të priste deri në ditën që t’i thuhej; hajde merr dokumentin. Kështu ishin krijuar qerthujt e tmerrshëm të sekserëve. Tashmë qytetarët aplikojnë online, përmes telefonit. Kemi lehtësuar aplikimin “, u shpreh Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME