Categories Lajme

Hapi pus pa leje dhe bie në 20 metra thellësi, zjarrfikëset shpëtojnë një person në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrit me vonesë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ndërsa argumentoi se arsyeja ishte e veçantë. Një burrë në zonën e Farkës, mbi Selitë, kishte rënë në një pus, të cilin po e hapte pas leje, tre javë pas tërmetit. Një fazë kur sa të mbarojnë pas goditjet nuk duhet bërë asnjë gërmim. Të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës dhe grupet e emergjencës ishin në Farkë ku bënë të mundur nxjerrjen e burrit nga pusi të cilin po e hapte për lavazh.

Kryebashkiaku Veliaj ka felenderuar ekipet e zjarrfikësve dhe urgjencën ERA që bën të mundur shpëtimin e qytetarit. “Faleminderit ekipeve të Zjarrfikësve që hynë ta gjejnë e tërheqin nga pusi, dhe Urgjencës ERA, që shpëtuan jetën e qytetarit! Por para se te themi “ku o shteti” ta kemi të qartë që nuk ka shtet në botë që të ketë 500 mijë policë që ruajnë 500 mijë banorë në një qytet me 1 milion veta”, tha Veliaj.

“Nuk mësojmë asgjë nga historia. Të gjitha ekipet e zjarrfikëseve dhe të emergjencës ishin në Farkë, mbi Selitë, për të nxjerrë një burrë, bënte pus pa leje, pas tërmetit. I këputet litari 20 e ca metra thellë, asfiksohet. Aty shpërngulet e gjithë zjarrfikësja e Tiranës, gjithë emergjencat, të futen me litar, të oksigjenohet, t’i kapet shtylla kurrizore për ta nxjerrë…pa mbushur akoma 3 javë tërmeti. Shyqyr shpëtoi, e të shkuara. Por çfarë duhet të ndodhë në këtë vend, që ne të zëmë mend? Sa duhet të kemi 500 mijë policë për të ruajtur 500 vetë? Çdo njeri një polic? Nuk ja dalim dot, nuk ka vend që ja del. Hajde po e shtojmë policinë bashkiake, por sa do e shtojmë, se i bie mos të bëjmë asnjë investim, vetëm të vëmë njerëz të ruajnë njerëz. Kur do zëmë mend? Nuk bëhet!”, tha Veliaj në nisje të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.”

“Gjirokastra, kryeqyteti i rigonit: të rinjtë lanë ëndrrat dhe morën trastat.” Të rinjtë e Gjirokastrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arti në zi/ Vdes aktori i mirënjohur Sotir Stefa!

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori i mirënjohur fierak Sotir Stefa. Ai qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Aksion antidrogë i policisë, zbulohen 100 parcela me kanabis!

Policia e Tiranës dhe Krujës vijon aksionin për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Lezhë–Milot, humb jetën shqiptari nga Kosova, lëndohet djali dhe motra e tij

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 04:30 në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME