Categories Politike

Kuvendi, marrëveshje bashkëpunimi me universitetet

“Shqipëria është ende e tronditur nga pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, humbja e 51 jetëve njerëzore dhe dëmet e konsiderueshme në ndërtesat e banimit e të shërbimeve publike. Nga kjo ngjarje duhet të nxjerrim mësime”.

Kështu deklaroi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili përshëndeti sot në ceremoninë e ndarjes së bursave “100 vjetori i parlamentarizmit shqiptar” studentëve të Universitetit “Marin Barleti”. Kjo ceremoni u organizua në kuadrin e bashkëpunimit të Kuvendit të Shqipërisë me Universitetin “Marin Barleti” si edhe në kuadrin e programit të veprimtarive për 100 vjetorin e parlamentit të parë shqiptar.

Në përshëndetjen e tij, Ruçi, nënvizoi se, “100 vjetori i Kongresit historik të Lushnjës dhe i themelimit të parlamentarizmit shqiptar, të cilën do ta festojmë në 21 janar të vitit të ardhshëm, është një ngjarje me rëndësi madhore kombëtare. Nga ai kongres mori jetë konsolidimi i Shqipërisë së pavarur e parlamentare, çka u mishërua në krijimin e Këshillit të Lartë, Senatit, Qeverisë, Statutit të shtetit shqiptar dhe caktimit të Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Bursat që ju jepni sot janë një nderim për këtë ngjarje të shënuar historike kombëtare”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME