Categories Lajme

Hapja e klinikave dentare pas 11 majit, publikohen masat

Në kuadër të lehtësimit gradual të masave pas datës 11 maj do të hapen edhe klinikat dentare. Në platformën “e-Albania” është publikuar protokolli i masave higjieno-sanitare si dhe rekomandimet përkatëse që duhet të përmbushin dhe zbatojnë klinikat dentare. ISHP rekomandon që subjektet dentare të shtyjnë procedurat jo urgjente, operacionet dhe vizitat dentare rutinë. Shërbimet dentare duhet të kufizohen në vizita urgjente vetëm gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

Menaxhimi i kësaj situate do të ndihmojë stafin dhe pacientët të qëndrojnë të sigurt, të minimizojnë transmetimin e infeksionit SARS-COV 2, të menaxhojnë mjetet mbrojtëse personale dhe elementët dentare për kujdesin ndaj pacientëve dhe të ruajnë kapacitetet e sistemit shëndetësor.

Punonjësit e klinikave dentare janë në mënyrë të veçantë të rrezikuar, për shkak të mundësisë së aerosoleve të prodhuara nga spërklat e pështymës gjatë manipulimit me pacientët. Këto spërkla mund të përthithen, të vijnë në kontakt me lëkurën ose mukozën, dhe/ose të vendosen në sipërfaqet e ambienteve  apo objekteve të klinikës dentare ose materialeve të tjera të përdorura gjatë aktivitetit apo manipulimeve dentare e për rrjedhojë do të kemi kontaminim të tyre.

Për këtë arsye, administratori i klinikës dentare është përgjegjës për implementimin e masave sipas këtij protokolli dhe është i detyruar ta zbatojë këtë protokoll, ai duhet të kryejë çdo ditë vlerësimin për prezencën e simptomave në personat e punësuar dhe pacienteve në ambientet e klinikës duke matur temperaturën pasi asnjë person me temperaturë 37,5 gradë nuk lejohet të hyjë në klinikë. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar apo pas punës, ky person duhet të komunikojë direkt me mjekun e familjes. Klinika dentare lejohet të veprojë vetëm në orarin e caktuar nga dispozitat ligjore dhe duhet të sigurojë vazhdimisht mjetet e tij në çdo moment doreza mbrojtëse, maska dhe higjienizues duarsh me mbi 60% alkool dhe sipas pozicionit dhe kategorisë së punës, punonjësi duhet të mbajnë në çdo moment maskën mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën.

Subjektet klinikë dentare duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke shmangur përdorimin e shiringës me ujë-ajër, duhet të respektojnë masat e kontrollit në praktikat e punës duke kryer procedura joinvazive/ atraumatike duke përdorur vetëm instrumentet minimalë të dorës. Subjekti klinikë dentare duhet të kryejë dezinfektim të ambientit dhe larje para hapjes dhe pas mbylljes, rekomandohet me shume se 2 herë në ditë. Sipërfaqet e papastra lahen fillimisht me ujë dhe sapun e më pas dezinfektohen me produktet e tjera. Për t’u njohur me protokollin e kuq dhe masat higjieno-sanitare që duhet të ndjekë çdo klinikë dentare klikoni në linkun e mëposhtëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tjetërsimi i pronave! 12 masa sigurie për zyrtarë, ish-zyrtarë dhe përfitues në Kadastrën e Durrësit

Një operacion i gjerë i Prokurorisë së Durrësit ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U paraqit vetë në spital me plagë thike, zbardhet identiteti i të riut në Shëngjin

Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë këtë mesditë. Ngjarja ka ndodhur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia e Beratit ekzekuton 11 masa sigurie, sekuestrohen miliona lekë dhe mijëra euro, ushtrohej aktivitet i këmbimit valutor pa licencën përkatëse

Policia e Beratit ka ekzekutuar 11 masa sigurie në kuadër të një operacioni të zhvilluar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emrat \ Krimi tronditës në Shkodër/ Burri vret me çifte gruan

Pamjet që shihni tregojnë vendin ku ndodhi krimi tronditës sot në Shkodër, ku një 62-vjeçar…

LEXO ME SHUME