Categories Lajme

Has! SPAK konfiskon hotelin e Admir Hoxhës në Rinas

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka konfiskuar hoteli ‘Ador’ në Rinas, i cili është në pronësi të Admir Hoxhës. SPAK bën të ditur se kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 milion euro do ti kalojë shtetit shqiptar. Dyshohet se hoteli i përkiste një grupi k riminal të strukturuar që merrej me t rafik ndërkombëtar d roge.

“Kjo pronë e konfiskuar me vlerë 5 (Pesë) Milion Euro i kalon shtetit shqiptar! Hoteli i përkiste një grupi kriminal të strukturuar që merrej me t rafik ndërkombëtar d roge”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Admir Hoxha, dyshohet se është ideatori i laboratorit të heroinës që u ngrit në Has. Pronari i kompleksit luksoz u arratis nga Shqipëria 9 ditë para se policia të zhvillonte operacioni ku u arrestuan pesë persona nga fshati Brenog.

Biznesmeni Admir Hoxha ka dalë në përgjimet e prokurorisë, si edhe është dokumentuar një takim me tij me dy turqit që merreshin me prodhimin e h eroinës. Njëri nga turqit që merrej me prodhimin e d rogës, u gjet dy javë më parë i v dekur në një banesë në Prishtinë.

Admir Hoxha, dyshohet se është personi që përgatiti ambientin dhe e ktheu në një laborator. Hoxha dyshohet se porositi h eroinën në Has për t’a tregtuar atë më pas në vendet e BE-së. Sipas prokurorisë, Roni i Shijakut bashkë me biznesmenin Admir Hoxha ishin dy personat që dyshohet kishin organizuar futjen në Shqipëri të 161 pakove me h eroinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tragjedia në familjen shqiptare, djali i merr jetën nënës 39-vjeçare, ajo e kishte rritur e vetme pas divorcit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në qytetin Chiari të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta dhe largohet me monopatinë

Grabitja e bankës në Tiranë, autori i maskuar merr 60 mijë euro për 3 minuta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet e Athinës

Sulmi masiv kibernetik mbërrin në Greqi, tentojnë të çojnë frigoriferët në 150°C, alarm në supermarketet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja”

Vrasja e shqiptarit në Itali, autori 29-vjeçar: “Jam penduar, nuk doja ta vrisja” “Jam penduar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Austri/ E braktisën shoqëruesit në 2 600 metra lartësi, shpëtohet i riu në Alpet austriake! Nisin hetimet ndaj grupit

Një alpinist gjerman u shpëtua nga Alpet Austriake gjatë fundjavës, pasi u la pas nga…

LEXO ME SHUME