Categories Politike

Hashim Thaçi mbërrin në Tiranë: Do flas të dielën, ditët më të mira i kemi para

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë paraditen e sotme. Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se të dielën në mbrëmje do të flasë nga zyra e tij. Thaçi shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara. “Motra dhe vëllezër, Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”, shkruan Thaçi.

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas propozimit të Prokurorisë së Specializuar për ngritje të aktakuzës ndaj tij dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Thaçi përmes një postimi në Instagram shkruan se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, duke ia bashkangjitur një foto të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME