Categories Lajme

“Hedda Gabler” e Henrik Ibsen mirëpritet nga artdashësit kryeqytetas

Vepra “Hedda Gabler” e dramaturgut të famshëm norvegjez Henrik Ibsen u ngjit fundjavën që lamë pas në skenën e teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku u mirëprit nga artdashësit kryeqytetas. E vënë në skenë nga regjisori rumun Botond Nagy, në këtë pjesë teatrore luajnë aktorët e njohur: Ermira Hysaj, Romir Zalla, Mateo Dervishaj, Adriana Tolka, Alfred Trebicka, Alert Çeloaliaj. Ndërsa skenografia është nga Irina Moscu, kostumografia Sofi Kara, dramaturgjia Kali Agnes dhe lëvizja skenike Mateo Dervishaj. Hedda është vajza e gjeneralit të famshëm Gabler, si fëmijë ajo ishte mësuar të jetonte në luks dhe me klas. Ndërsa fillon shfaqja, ajo po kthehet nga muaji i saj i mjaltit me Jurgen Tesman, një studiues me perspektivë të mirë, por jo me aq të ardhura sa është mësuar Hedda.

Mbiemri i saj pas martese është Tesman. Kjo për faktin se Hedda ishte më shumë vajza e babait, sesa gruaja e burrit të saj. Hedda është një grua e re, inteligjente, e paparashikueshme dhe disi e pandershme, e cila nuk ka frikë të manipulojë burrin dhe miqtë e saj. Hedda e bukur zotëron një shpirt të çmendur që rri brenda trupit të një shoqërie konservatore. Regjisori rumun Botond Nagy e ka vënë për herë të dytë në skenë “Hedda Gabler”, këtë radhë në Tiranë, pas vënies së saj në “Radu Stanca”, Teatri Kombëtar i Sibiu, në Rumani. Henrik Ibsen lindi më 20 mars 1828, në Skien, Norvegji. Në vitin 1890, ai shkroi “Hedda Gabler”, duke krijuar një nga personazhet më famëkeqë të teatrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME