Categories Lajme

Hedhin poshtë qeverinë, shqiptarët i besojnë fesë, ushtrisë dhe… (Studimi)

Besimi i qytetarëve shqiptarë te qeveria, parlamenti dhe institucionet ndërkombëtare gjatë viteve 2017-2019 ka rënë ndjeshëm, pasi ata kanë zgjedhur t’i besojnë më shumë besimeve fetare, policisë dhe ushtrisë. Rezultatet kanë dalë në sondazhin ‘Besimi në Qeverisje 2019’, i cili u krye gjatë muajve nëntor-dhjetor 2019, duke përdorur një kampion përfaqësues kombëtar prej 2500 të anketuarish.

Mësohet se rezultatet tregojnë se institucionet që gëzojnë besimin më të madh janë institucionet fetare (65.6%), ndjekur nga forcat e armatosura (59.4%), Policia e Shtetit (54.6%), institucionet arsimore (57.3%) dhe sistemi shëndetësor (51.4%).

Sakaq, qytetarët shqiptarë besojnë se organizatat ndërkombëtare (78.9%) janë më efikase për llogaridhënien nga qeveria në krahasim me institucionet në vend, ndër të cilat renditet i pari Kontrolli i Lartë i Shtetit (63.7%) i ndjekur nga Parlamenti (53.4%). Përgjatë viteve 2016 – 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbetur institucioni me vlerësimin më të lartë lidhur me efikasitetin e kërkesës së llogarisë ndaj qeverisë. Posaçërisht në dy vitet e fundit, ky vlerësim ka qëndruar afërsisht i njëjtë për Median, Parlamentin dhe Organizatat e Shoqërisë Civile, të ndjekura nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, sindikatat dhe bizneset. Ndërkohë të pyetur mbi përvojat personale, në vitin 2019, 15% e shqiptarëve kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit në nivel qendror dhe 25.2% në nivel vendor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME