Categories Lajme

Analisti thumbon Bashën: Opozita të flasë me emra, ose të ulë kokën

Analisti Neritan Sejamini ‘thumbon’ opozitën e drejtuar nga krydemokrati Lulzim Basha në raport me ‘oligarkët e famshëm’, artikuluar shpesh në çdo hapësirë të mundshme publike e mediatike. Por Rama sot tha se nuk ka oligarkë. “Në Shqipëri nuk ka oligarkë mjafton t’i referohemi tek termi dhe të nxjerrim konkluzione. Oligarkë nuk janë ata që janë sipërmarrës të pasur, që përmes biznesit realizojnë të ardhura më shumë se të tjerët.

Oligarkët janë ata që influencojnë drejtëpërdrejtë vendimmarrjet e qeverisë apo të parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të interesave të tyre. Nuk kam njohur deri më sot asnjë person që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri, dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë i diktuar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit’, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, në vazhdën e kësaj deklarate të Ramës, Sejamini thotë se ka ardhur koha që opozita të shpjegojë kush janë oligarkët ose nëse s’gjen dot kurajo, të ulë kokën e të pranojë atë që thotë Rama.
“Rama shpjegoi, sot, se çfarë janë oligarket dhe, mbi këtë bazë, argumentoi se në Shqipëri nuk ka asnjë të tillë. Opozita thotë se në Shqipëri ka oligarke, prandaj është koha që opozita të shpjegojë kush janë oligarkët dhe pse ajo mendon se ata janë oligarkë. Nëse ajo nuk (gjen kurajë) për ta bëre këtë, duhet të mos flasë më për oligarkë, por të ulë kokën e të pranojë atë që thotë Rama dhe të mos e akuzojë me Ramën për ndarje parash me oligarkët”, përmbyll Sejamini komentin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME