Categories Sport

Formula 1/ Mercedesi nuk i mbyll derën Sebastian Vetelit, Red Bulli po!

Pas lamtumirës nga Ferrari, e ardhmja e Sebastian Vetelit është një rebus i madh, sidomos pasi Toto Volf, përgjegjësi i Mercedesit, i hapi derën gjermanit. “Sebastian është një burim për çdo skuadër, është i fortë dhe ka personalitet. Prioriteti ynë për të ardhmen është të vijojmë me pilotët tanë aktualë, por nuk mund ta injorojmë këtë zhvillim që na ka sjellë merkatoja”.

Mundësia për të fituar me një pilot gjerman, siç ndodhi me Niko Rozbergun, u pëlqen shumë drejtuesve nga Braklej. Qoftë Hamilton, qoftë Botas, janë të dy në skadencë kontrate: tratativa me kampionin aktual të botës ka nisur me kohë, ndërsa finlandezi duhet të fitojë në pistë rinovimin edhe për një sezon.

Ndërkohë Red Bull i mbyll derën Sebastian Vetelit, dhe e bën nga goja e Helmut Markos, këshilltari i skuadrës anglo-austriake. “Seb tani kërkon që të qëndrojë i qetë. Do të vijojë karrierën vetëm nëse do t’i vijë një kontratë e një niveli të lartë sportiv, por kjo nuk do të vijë nga Red Bulli. Në skuadër kemi kampionin e ardhshëm të botës si Maks Verstapen dhe kemi një të ri të akademisë sonë që po rritet shumë si Aleks Albon”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME