Categories Kuriozitete

Hëna e re do t’u sjellë shumë surpriza këtyre 4 shenjave të horoskopit

Nëse po pyesni veten se ku është horoskopi i Susan Miller, po ju themi paraprakisht se astrologia jonë e preferuar ka shkruar se “ka përfunduar Bricjapin” dhe po merret me shenjat e tjera.

Sipas saj, “nëntori nuk do të jetë një muaj i lehtë. Është i mbushur me lajme të paparashikueshme”. Thënë kjo, do na duhet të presim dhe pak sapo ta përfundojë (me gjasë sot ose nesër). Ndërkohë, le të përditësohemi me lajme të tjera nga astrologjia.

Hëna e adhshme, më 4 nëntor, është te Akrepi pasionant dhe i tërhequr, që do të thotë se energjia transformuese shpirtërore do të jetë e madhe.

Astrologia Roya Backlund tha për Elite Daily se Akrepi është një shenjë tipike uji – pak kokëfortë dhe ndryshon me ngadalë. Kjo Hënë e re do të jetë e veçantë dhe me surpriza. Shenjat që do ta ndiejnë më shumë janë:

Demi – Vështrim afatgjatë për marrëdhëniet

Mund të inkurajoheni për të punuar në mënyrë që të jeni një partner më i mirë si edhe për të zgjedhur partnerë më të mirë. Kjo është një mundëri për t’u marrë me komunikimin dhe mënyrën si menaxhoni konfliktet.

Luani – Nevoja për një ndjenjë përkatësie

Në mënyrë që një pemë të rritet, duhet të ketë hapësirën që i nevojitet për të shpërndarë rrënjët. Duhet të përpiqeni të kuptoni se kujt i përkisni dhe të mësoni nga padrejtësitë. Përdorni përvojat tuaja për të krijuar hapësirën që gjithmonë keni dëshiruar dhe që e meritoni.

Akrepi – Jeni në prag të aventurës së ardhshme

Ju gjendeni në një pikë ku po po pranoni faktin që jeni rritur dhe keni ndryshuar në shumë mënyra. E kaluara do të jetë gjithmonë një pjesë e juaja, por nuk do të thotë domosdoshmërisht se do të përcaktojë se ku po shkoni. Pra, merruni me çfarë keni në qendër të vëmendjes. Jepini energjinë që ka nevojë. Do të jetë një proces për të njohur veten.

Ujori – Po merreni me një karrierë që ka rëndësi shumë për ju

Mund të ndiheni sikur qëllimet dhe interesat profesionale po ndryshojnë. Edhe pse kjo mund të duket e frikshme, pasi nënkupton braktisjen e ambicieve të mëparshme, e gjitha është pjesë e rrugëtimit personal. Ndryshimet do t’ju bëjnë të shihni gjithçka krejt ndryshe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME