Categories Lajme

Heqja e flamurit turk në Lalëz, jo domosdo një vepër penale

Lajmi se një 48-vjeçar u arrestua nga policia e Durrësit pasi hoqi me forcë flamurin e Turqisë nga vendi i rojës detare në Gjirin e Lalzit dhe më pas e hodhi në det tërhoqi vëmendjen e mediave.

Policia në orët e para të mesditës bëri me dije se pas disa orësh kërkime u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi. Ai u akuzua për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

Por avokati, Rezart Kthupi, sqaron për Albanian Post se kjo nuk është “drejtpërdrejt” një vepër penale. Ai sqaron se nëse flamuri turk do të ishte aset i bazës dhe të kishte cenuar tërësinë e bazës detare, kjo do të ishte një vepër penale.

Por duke qenë se Gjiri i Lalzit nuk është një bazë detare, por një zonë publike dhe e komanduar nga pushteti vendor, kjo nuk përbën një shkelje penale.

Nga ana tjetër, mediat turke e kanë cilësuar si një gjest ‘ i ulët’ që duhet dënuar.

I akuzuari gjatë heqjes së flamurit nuk ka bërë asnjë deklaratë që cekte Turqinë apo marrëdhëniet e Shqipërisë me të.

Madje gjatë heqjes së flamurit nuk ka pasur një grisje apo djegie që mund të çonte edhe në një incident ‘të vogël’ diplomatik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME