Categories Lajme

Hetimet për tërmetin/ Kryeprokurori Olsian Çela, takim me prokurorët e Krujës

Pasi ishte në Prokurorinë e Durrësit, kreu i Prokurorisë së Përgjithshme Olsian Çela ka shkuar në Krujë, për t’u njohur me situatën pas hetimeve të nisura pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin më 26 nëntor.

Kryeprokurori po zhvillon një takim me prokurorët e Krujës, ku në fokus ngelet fakti që të vihet drejtësi nëse konstatohen shkelje në të gjitha ndërtesat e shembura. Kujtojmë se Qarku i Durësit ishte ndër më të prekurit nga tërmeti me magnitudë 6.4 të shkallës rihter, ku vetëm në Thumanë humbën jetën 22 persona.

Një ditë më parë ndërsa mori detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, Çela kërkoi rezultate nga hetimet e nisura lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti që mori 51 jetë njerëzish dhe shkatërroi qindra banesa në Tiranë, Durrës e Thumanë.

Sipas njoftimeve zyrtare, pjesë e hetimeve të cilat kanë nisur për veprat penale “Shpërdorim Detyre”, “Ndërtim pa leje” dhe “Dhënia e ndihmës për ndërtim pa leje”, janë lejet e ndërtimit të lëshuara nga autoritetet vendore, zbatimi i tyre nga ndërtuesit, si dhe rastet e ndërtimeve abuzive dhe mungesa e ndërhyrjes së autoriteteve përgjegjëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME