Categories Lajme

Himarë, mësoni çfarë ka ndodhur

Himarë

Strukturat e Policisë Himarë në bashkëpunim me Inspektoriatin Kombetar të Mjedisit dhe Territorit, gjatë monitorimit të vijës bregdetare kanë konstatuar një subjekt privat në zonën e plazhit të Drymadës me shkelje. Subjekti privat (plazh) në pronësi të shtetasit A.B., 44 vjeç, ka bërë ndërhyrje të paligjshme ndaj hapësirës bregdetare duke hedhur gurë të mëdhenj, mbeturina dhe inerte, pa leje.

Në subjektin në fjalë janë konstatuar edhe 4 çadra diellore personale të vendosura pa leje, nga bashkia. Në vijim të këtyre veprimeve, Komisariati i Policisë Himarë ka nisur procedimin penal në ngarkim të 44-vjeçarit për veprat penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

Po ashtu, nga ana e IKMT-së, subjekti privat është ndëshkuar me masë administrative – gjobë 2.000.000 lekë për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Për kundravajtjen, IKMT nisi menjeherë procedurat ligjore duke pezulluar çdo lloj punimi dhe sanksionoi me vendim, subjektin kundravajtës.

Policia e Shtetit u bën thirrje gjithë subjekteve që të tregojnë kujdes maksimal në sjelljen me pronën publike dhe mjedisin e përbashkët. Pasojat e shkeljeve ligjore dhe krimeve mjedisore do te jenë te forta për cilindo që i kryen ato. Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 apo Komisariatin Dixhital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME