Categories Lajme

Lajm i mirë! SHBA siguron 300 milionë doza të vaksinës

Shtetet e Bashkuara kanë siguruar gati një të tretën e 1 miliardë dozave të para të planifikuara për vaksinën eksperimentale të kompanisë “AstraZeneca” duke premtuar deri në 1.2 miliardë dollarë, në një kohë kur shumë prej fuqive botërore po kërkojnë ilaçe për të rikthyer ekonomitë e tyre sërish në punë.

Bazuar në kërkesën e Presidentit Donald Trump për një vaksinë kundër koronavirusit, Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore ra dakord të sigurojë deri në 1.2 miliardë dollarë për të përshpejtuar zhvillimin e vaksinave nga kompania britanike “AstraZeneca” si dhe të sigurojë 300 milionë doza për Shtetet e Bashkuara. “Kjo kontratë me AstraZeneca është një gur themeli i rëndësishëm drejt një vaksine të sigurt, efektive, të disponueshme gjerësisht deri në vitin 2021”, tha sekretari për Shëndetësinë Aleks Azar.

Vaksina, e njohur më parë si ChAdOx1 nCoV-19 dhe tani si AZD1222, u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, po e drejta për tregtimin e saj i është dhënë kompanisë farmaceutike “AstraZeneca”. Imuniteti ndaj koronavirusit është i pasigurt dhe përdorimi i vaksinave është i paqartë. Marrëveshja e arritur nga SHBA lejon një fazë të vonë prove klinike të vaksinës me 30,000 amerikanë.

“AstraZeneca” me qendër në Angli tha se ka lidhur marrëveshje për të paktën 400 milionë doza të vaksinës dhe ka siguruar një kapacitet prodhues prej 1 miliard dozash duke parashikuar që dërgesat e para t’i nisë në muajin shtator.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME