Categories Showbiz

Himni i ri shqiptarëve: “Hej ti me kokën te Fejsbuku…”

Shqipëria po kalon një nga krizat më të rënda, por reagimi për emigrimin, eksodin, varfërinë dhe talljen nga politika shqiptarët e shprehin vetëm në Facebook dhe jo në jetën reale. Këtë apati dhe kurth të rrjeteve sociale ku kanë rënë sot qytetarët duket se e shpreh më mirë një parodi e realizuar këtë javë në spektaklin “Al Pazar”, drejtuar nga Agron Llakaj. “Po jetojmë në kohë idiote, pa sistem e pa logjikë/jeta ime jeta jote, nga pak po vriten përditë. Nuk e njohim zërin tone, as tiparet e veprimin,/nuk po njohim nënë e babe, nderit i harruam pinin”, janë disa nga vargjet e parodisë që thotë me pak fjalë gjithë dramën e shoqërisë shqiptare. Nëse dikur Çajupi thoshte; “Shqipërin’ e mori turku, i vu zjarr!  Shqipëtar, mos rri, po duku, shqipëtar!”, sot duhet thënë “Hej ti, me kokën te fejsbuku, nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri po duku!’.

Teksti i plotë i parodisë

Po jetojmë në kohë idiote, pa sistem e pa logjikë

jeta ime jeta jote, nga pak po vriten përditë.

Nuk e njohim zërin tone, as tiparet e veprimin,

nuk po njohim nënë e babe, nderit i harruam pinin.

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri po duku!

Si të rrasur, si të dhjerë, konformistë e të pështirë,

pa iman edhe pa nder ky është sot njeriu i mirë.

Deputetët mbajmë rockstar për ta ulemi në tokë,

ata na trajtojnë si zar, mu…rin na e bëjnë mbi kokë.

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri mos rri po duku!

Jetë me çadra e kulisa, jetë me llogari zgjedhore,

ku u nisa e ku bitisa rrotull gore e llazore.

S’ka as zë, se u tha lumi, s’ka buçime, na ka zënë gjumi,

s’ka ç’pëlcet e s’ka furtunë, ti s’je ti, e unë s’jam unë.

Hej ti, hej ti me koken te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri, mos rri por duku!

Të ngulim këmbët në tokë, boll ndejtëm me vertikale,

me dy duar për një kokë, ndryshe nuk i zgjidhim hallet.

Mbani mend ç’i thoshim vetes, shqiptar mos rri po duku,

ndal t’i themi lepe peqes, e të dalim nga fejsbuku.

Hej ti, hej ti me kokën te fejsbuku,

nëse je vërtet shqiptar mos rri mos rri por duku!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME