Categories Lajme

Shqiptarët rekord kërkesash për azil në botë, lënë pas Sirinë dhe Gjeorgjinë

Shqiptarët mbajnë vendin e parë në botë për numrin e kërkesave për azil.

Për 6 muajt e parë të këtij viti, vendi ynë u rendit i pari në botë për kërkesat për azil në një nga vendet e Bashkimit Europian, në raport me popullsinë.

“Në 6 muajt e parë të vitit janë larguar mesatarisht për çdo 100 mijë banorë 55 shqiptarë. Ky është numri më i lartë krahasuar me vendet që në vlerë absolute renditen të parët për kërkesat për azil, por sigurisht të parët edhe në raport me vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Monitor.

Thuajse me dy herë më pak aplikime se Shqipëria renditet Siria, ku sipas përllogaritjeve të “Monitor”, duke u bazuar në numrin e popullsisë, kanë aplikuar për azil mesatarisht 29 sirianë për çdo 100 mijë banorë të Sirisë.

Në vend të tretë renditet sërish një vend europian, Gjeorgjia, ku sipas përllogaritjeve në gjashtë muaj, për çdo 100 mijë gjeorgjianë kanë aplikuar për herë të parë 15 individë për azil. Sipas një artikulli të Deutsche Welle, aplikimet për azil nga Gjerogjianët u trefishuan në 2017-n, kryesisht në Gjermani, pas heqjes së vizave. Shteti gjerman mbetet tërheqës për ta për shkak të pagave të larta dhe standardeve më të mira të jetesës. Situata u bë shqetësuese, saqë qeveria e Gjeorgjisë mori masa vitin e kaluar për të luftuar migrimin ilegal të gjeorgjianëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME