Categories Lajme

Hipi në Range Rover me dy badigardë dhe i parruar, nga kush ruhet Saimir Tahiri?

Gazetarit Armand Maho i ka bërë përshtypje mënyra se si është shfaqur ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kohët e fundit.

Ai thotë se e ka parë disa herë në disa ambiente të ndryshme ish-ministrin, gjithmonë të shoqëruar nga dy truproja.

Për Mahon është e çuditshme se si ka mundësi që një ish-ministër të vijojë të mbajë badigardë e të ecë i rrethuar nga persona që i ruajnë krahët. Kjo do të thotë se nga dikush ai ruhet, por nga kush?

Gazetari shkruan:

“Nga cfare ka frike Tahiri?!
Sa per kulture te pergjithshme, per cfare i duhen bodigardet Sajmir Tahirit. Ky vend ka pasur me dhjetra ish ministra te brendshem, po nuk i kam pare te ruajtur me kaq masa sigurie!
E pashe sot tek tirana e re, eci nje cope rruge ne kembe, dhe dukej si i tromaksur shihte sa majtas djathtas.
Me pas hipi ne nje range rover i cili e ndiqte me shpejtesi te ulet, me xhama te zi, dhe dy bodigarde, njeri ne timon dhe tjetri ne sediljen e pare.
Vete Saja qe kishte zgjatur mjekren, u ul ne sediljen mbrapa. Nuk ishte hera e pare qe e shihja, e kam pare dhe tek libri universitar kur ecte pa teklif ne kembe.
Sot ishte goxha rende! Nga kush ruhet valle! Nga opozita?! Kete sma do mendja se ka ndonje mendje sado te ceket ta besoje! Nga media? Apo nga qytetaret? Nga kush?”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shkrumbohet plotësisht një bar-kafe në Karbunarë të Vogël, dyshohet se shkaku ishte një shkëndijë elektrike

Një bar-kafe është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në Karbunarë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthimi me tritoli në Lezhë, pronarja dhe djali i saj i mitur ndodheshin në banesë

TRITOL NË VERANDËN E BANESËS NË LEZHË, BRENDA ISHIN NËNA DHE DJALI I MITUR –…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 25 Nëntor 2026

Dashi Përmbahuni nga agresiviteti i tepruar dhe këmbëngulja. Falë këtyre teknikave të reja ju do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën Latine

Nga Ekuadori në Europë, si po zgjerojnë rrjetet kriminale shqiptare trafikun e kokainës në Amerikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i Arlinda Zekajt, arrestohen edhe 4 persona – mes tyre ish-vjehrra dhe ish-kunati

Katër persona të tjerë janë arrestuar në lidhje me vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në…

LEXO ME SHUME