Categories Lajme

Hiqen specialistët, Albetrol e drejtojnë nga Tirana ata që sia kanë haberin naftës

250 punonjës të kompanisë shtetërore të naftës ‘Albpetrol’, janë mbledhur përpara këtij institucioni për të protestuar. Ata deklarojnë se janë njoftuar për ulje të pagave dhe largim nga puna nga administratori i kësaj kompanie. Punonjësit që kanë vjetërsi pune mbi 30 vjet në këtë kompani do të hiqen nga puna dhe do ju mbahen pagat. Punonjësit janë shprehur të indinjuar nga ky vendim i cili do t’i trajtojë me 50-60% të rrogës mujore në një kohë që kanë punuar si zakonisht nga 8 orë në ditë. Ata denoncojnë se Albpetrolin nuk po e drejtojnë më specialistët por jo specialistë nga Tirana.

”Ne jemi mbledhur sot për të protestuar, për të kërkuar të drejtat tona sepse na është bërë një padrejtësi. E para, ne na kanë nxjerrë në një reformë, të gjithë specialistët, inxhinierët, ekosomistët e vjetër dhe punëtorët e kualifikuar. Unë e njoh procesin e naftës sepse kam punuar 26 vjet, dhe nga mosmenaxhimi i mirë, këta e drejtojnë Albpetrolin me anë të e-maileve, me shkop magjik dhe jo te gryka e puseve ku janë punëtorët. Janë mbledhur një rrjetë merimangash që nuk kanë lidhje fare me Albpetrolin, kapterra, mësues, mjekë drejtojnë Albpetrolin sot. Këtë ja bëj me dije kryeministrit dhe ministres Balluku, që të vijnë këtu e të shohin sesi është situata e naftës”, shprehet një nga punonjëset.

Mes protestuesve ishte dhe një grua e cila kishte humbur bashkëshortin dhe ishte nënshtruar 7 operacioneve. ”Rroga ime është 270 mijë lekë, kam dhe një kredi 7 milion dhe merre me mend se çfarë mund të bëhem me rrogën time. Kam bërë 7 operacione, të vihet dora në zemër për gratë pa burra, kryefamiljare. Është krim, këto kanë marrë punëtorë para 6 muajsh. Ka njerëz që i ka futur partia ta dëgjojë këtë lajm e të vijë ajo zonja të përballet se ka njerëz pa bukë. Këta drejtorë vijnë nga Tirana dhe nuk e kanë haberin e naftës”, u shpreh ajo duke paralajmëruar për një protestë më të madhe.Oranews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME