Categories Lajme

Hiqet blloku i gjobave, policët pajisen me tableta, por ja pse është lajm i keq për shoferët

Tableta do të zëvendësojë bllokun e gjobave të punonjësve të policisë, prej muajit dhjetor.

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato tha se të gjithë punonjësit do të pajisen me tableta, brenda muajit dhjetor dhe do të kenë mundësi të vendosin gjobat “online”, po ashtu edhe gjoba do të shfaqet online për qytetarët në momentin që vendoset.

Por njëkohësisht kjo do të thotë se polici i cili vendos gjobën, do të shohë në kohë reale historikun e gjobave të shoferit. Kjo do i lejojë atij mundësinë të vendosë gjobën maksimale, nëse sheh në historik se shoferi është përsëritës në shkeljen përkatëse.

Megjithatë, lajm i mirë është se ankimimi për gjobën do të mund të bëhet në çdo qytet, pavarësisht se ku merrni masën administrative.

“Ne kemi e-gjobë, brenda muajit, në dhjetor besoj, të gjithë punonjësit e policisë nuk do vendosin më gjoba me bllok, do pajisen me tabletë dhe aty kanë historikun. Punonjësi i policisë e vendos në sistemin e gjobave olnile, dhe çdo qytetar mund ta verifikojë menjëherë online, me numrin e shasisë në e-Albania. Qytetari nëse nuk është dakord e ankimon te komisioni administrativ. Ankimimi mund të bëhet në çdo qytet, mund ta kapet në Sarandë, dhe të ankimojë në Tiranë. Dhe i kthehet përgjigja online, ky është një lehtësim”, u shpreh Qato në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME