Categories Kuriozitete

Historia: Adopton dy fëmijë, më pas bën zbulimin e madh

Katie Page është një grua nga Colorado e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe historia e saj po bën xhiro në rrjet. Në moshen 30 vjeçare i është dashur të përballet me traumën e një divorci dhe që nga ai moment ka marrë një vendim drastik: donte një jetë “jashtë të zakonshmes”.

Kështu ndërroi punë, mori një shtëpi të re dhe e rikonstruktoi duke e bërë pikërisht ashtu siç e ëndërronte. Pasi kaloi 1 javë në këtë realitet mjaft të “qëndrueshëm” mori një e-mail nga kisha lokale, ku e pyesnin nëse do ishte e gatshme të bëhej nënë adoptuese.

Pasi e mendoi mirë vendosi që ta pranojë dhe ju dha në besim një fëmijë që ishte braktisur në spital. E çoi në shtëpi dhe e quajti Grayson, duke e dashur si të ishte djali i saj i vërtetë. Pas disa vitesh një punonjëse sociale e pyeti nëse mund të ndihmonte edhe një vajzë të braktisur, 4 muajshe, dhe duke parë se asnjë nuk i përgjigjej lajmërimit, pranoi përsëri dhe e quajti vogëlushen Hannah. Por gjëja më e pabesueshme është se pasi bëri disa kërkime në spital, zbuloi se dy fëmijët që kishte adoptuar ishin vëlla e motër të vërtetë. Këtë gjë e ka vërtetuar më pas nëna e tyre biologjike, e kontaktuar nga punonjësit socialë.

Ka ngelur dy herë shtatzënë dhe të dy herët i ka braktisur fëmijët pasi i ka lindur. Katie sot është shumë e lumtur që ka një familje kaq të “veçantë” dhe ëndërron të adoptojë edhe fëmijën e tretë që të jetë e rrethuar dhe e “mbytur” me dashuri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME