Categories Lajme

Shkëputet krahu i vinçit, punëtori shqiptar përfundon në spit alin e traumës

Një tjetër aksident ka ndodhur në ambientet e punës ndërtimore në Shqipëri. Kësaj here aksidenti ka ndodhur në lagjen nr.5 në Durrës, ku gjatë punës në një godinë është shkëputur krahu i viçit të betonieres, duke lënë të lënduar kësisoj shtetasin 49 vjeçar të identifikuar me inicialet P.D. Policia njofton se 49 vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 09.09.2019, në lagjen Nr.5, Durrës gjatë punës është shkëputur krahu i vinçit të betonieres për ngjitjen e betonit në katet e larta dhe është lënduar një punëtor,  shtetasi P.D., 49 vjeç,  banues në Durrës, i cili  ndodhet në Spitaline Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e  rrethanave të ngjarjes.

Kujtojmë se javët e fundit në Shqipëri ka patur një sërë incidentesh në kantieret e punës në ndërtim, ku vetëm disa ditë më parë në Tiranë, si pasojë e rënies së skelave, humbën jetën dy punëtorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME