Categories Lajme

Historia e 37-vjeçarit: U martova por kuptova se ndjehem femër

Në emisionin “Historia ime” në Tv Klan ishte i ftuar ditën e sotme Tomor Brahushit. Ai jeton në Lushnjë dhe në studio ka treguar se kur lindi u braktis nga prindërit e tij biologjikë. Kur ishte 9 vjeç ai u birësua nga një familje në Lushnjë, e cila ishte në kushte jo të mira ekonomike. Ai nuk ka një profesion, ka vetëm 4 klasë dhe jetesën e ka siguruar gjithmonë duke lypur. 37-vjeçari në rrëfeu se është paragjykuar dhe njerëzit e etiketonin si transvestit. Për këtë arsye ai vendosi të martohet.

Mirela Milori: Ti më the ke qenë i martuar? Sa kohë ke qenë i martuar?

Tomor Brahushi: Po! E mora gjoja që të humbiste opinioni, që mos më thoshte njeri transvestit.

Mirela Milori: Sa kohë ndenjët të martuar?

Tomor Brahushi: Ndenjëm goxha. Kuptova pastaj që isha tip femre, se nuk dua ta bëj publike. E bëra që të humbisja opinionet e mia, gjërat e mija.

Mirela Milori: E bëre për të mbyllur gojët e njerëzve! Çfarë të thoshin njerëzit?

Mirela Milori: E bëre për të mbyllur gojët e njerëzve! Çfarë të thoshin njerëzit?

Tomor Brahushi: Më ofendonin, më fyenin Mirela. Nuk dua të më fyejë njeri me jetën time private. Se mund ta kem dhe në trashëgimi Mirela, por pse? S’duhet të ketë abuzime, ne kemi hyrë në Europë, çdo njeri shikon jetën e vet, unë tek jeta private e tjetrit nuk mund të hyj.

Mirela Milori: U martove që të mbroheshe nga opinionet?

Tomor Brahushi: Nga ofendimet në radhë të parë!

Burimi: tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë, shtetasi përplaset fizikisht me gazetarin gjatë protestës, shoqërohet në komisariat

Vlorë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria pëson rënien më të madhe të rinisë në Europë

Të dhënat e Eurostat mbi ecurinë e popullsisë së moshës 15-29 vjeç në Europë tregojnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshje shiu intensive gjatë 24 orëve, ja zonat më të prekura

Pasdite e kësaj të mërkure dhe të enjtes, sipas Institutit të Gjeoshkencave, priten reshje mesatare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Një vit pa TikTok me vrasje, dhunë dhe mashtrime, për çfarë shërbeu urdhri i Ramës?

Rrjeti social “TikTok” ka përfunduar “dënimin” e vendosur nga kryeministri, Edi Rama pas ngjarjeve tragjike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimi/ Dy vëllezër shqiptarë filmonin vajza natën në rrugë dhe fitonin para me miliarda klikime

Një hetim i BBC-së ka zbuluar se dy vëllezër shqiptarë të identifikuar si Florjan dhe…

LEXO ME SHUME