Categories Lajme

Historia e 67-vjeçares nga Velipoja që kërkoi drejtësi në Malin e Zi

Një vit më parë kur garancia “pandëshkueshmërisë i erdhi fundi” ishte një refren, një shtetase që priste drejtësi prej dekadash nuk e besonte këtë gjë.

67-vjeçarja Lulë Zefi pasi priti drejtësi në Shqipëri, udhëtoi në Malin e zi dhe në prokurorinë e lartë të Podgoricës denoncoi Pëllumb Gjokën për çështje droge, arrestuar së fundmi nga SPAK për pesë vepra penale së bashku me zyrtarë të policisë dhe të prokurorisë. Por çështja u mbajt për një vit në prokurorinë e kryeqytetit ku dhe po hetohet për pastrim parash

Në fashikullin që Top Channel disponon ekskluzivisht, rezulton se emri i biznesmenit i lidhur me Bajrat, iu referua Prokurorisë së Tiranës nga Mali i Zi në 11 tetor 2022 për t’u hetuar për prodhim, mbajtje dhe vënie në qarkullim të pautorizuar të lëndëve narkotike. Denoncuesja ju citon mediat, malazezëve që gjatë vitit 2016  lakonin në Shqipëri emrin e Gjokës për trafik hashashi  nga laguna e vilunit velipojë me destinacion malin e zi e më pas Italinë. Një informacion ky që konsideronte si lidhje të të dyshuarit disa zyrtarë policie të tetë viteve më parë.

Por, prokuroria konfirmon jo zyrtarisht se nuk ka qëndruar duarlidhur dhe se policia i konfirmoi se Gjoka nuk rezultonte i dënuar. Ndërkohë që pritet të shpallë moskompetencën dhe t’ia delegojë dosjen SPAK.

Megjithatë SPAK po e heton Gjokën së bashku me Behar Bajrin, Evris Marinin dhe 13 të tjerë duke nisur nga akuzat më të rënda të vrasjes deri tek korrupsioni ndaj zyrtarëve të prokurorisë dhe të policisë. Kjo dosje, e cila konsiderohet si “kutia e Pandorës” u çel mbasi e njëjta qytetare në 16 janar 2023 kishte dërguar kallëzim me postë duke kallëzuar se një grup kriminal ku ishte edhe Gjoka i kishin marrë pronat në mënyrë të paligjshme. Por pikat mbi I u vunë nga zbardhja e bisedave në aplikacionin SKY , ku një rrjet njerëzish të krimit dhe të ligjit ishin bërë bashkë duke i shërbyer njëri-tjetrit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME