Categories Lajme

Historia e emigrantit që u arrestua në Tiranë si hajdut në xhami, algjeriani fiton lirinë: U futa për të fjetur

12 mijë emigrantë nga Lindja e Mesme u kapën në flagrancë në Shqipëri gjatë këtij viti duke e përdorur vendin tonë si një shteg drejt vendeve të BE. Por historia e udhëtimit nëpër Europë e algjerianit Hamza Ben Mabrouk dhe prangosja e  tij në Tiranë, u shoqërua me betejë gjyqësore disa mujore mbasi nga njëra anë policia dyshoi se ai kishte tentuar të vidhte një xhami, por në fund nuk siguroi prova.

Nga ana tjetër i dyshuari këmbënguli se nuk ishte asgjë tjetër përveçse një emigrant i paligjshëm që hyri në Shqipëri përmes Kosovës dhe që kishte ngecur në Ballkan duke tentuar perëndimin. Gjatë kësaj endjeje ai  zgjodhi të pushojë në mesnatën e 30 gushtit në një xhami por personat që gjendeshin në objektin e kultit e dyshuan për hajdut.

E pashë xhaminë dy katëshe në Bërxullë tha Mabrouk dhe nuk e dija që në katin e parë banohej, isha i lodhur dhe kisha nevojë të pushoja e për më tepër do trajtohesha me ilaçe pasi në Serbi më dhunuan dhe më kanë shkaktuar dëmtime trupore

Duke marrë në konsideratë këtë rrëfim gjykata e Apelit në Tiranë urdhëroi lirimin e menjëhershëm të algjerianit dhe kërkoi që të zbardhet mekanizmi i ngjarjes.

Algjeriani u mbajt në burg nga data 30 gusht e këtij viti  mbasi personeli i atasheut fetar të ambasadës turke që jetonte në katin e parë të xhamisë dëgjoi zhurma për hapjen e xhamisë. Erl Yolcuk tha për policinë se më pas pa dikë që tentoi të largohej me shpejtësi dhe  e pyeti se cfarë kërkonte në mesnatë. I panjohuri i ishte përgjigjur se deshi të lutej

Gjykata e Apelit vlerëson se i takon prokurorisë së Tiranës të vërtetojë tej cdo dyshimi të arsyeshëm nëse është apo jo fajtor algjeriani për vjedhje.

Nga këqyrja e derës së  xhamisë rezulton se nuk ka asnjë dëmtim dhe asnjë send të vjedhur pranon policia e cila konfirmon për gjykatën se Hamza Ben Mabrouk hyri në mënyrë të paligjshme në Shqipëri një ditë përpara se të arrestohej. Por gjatë kësaj kohe ndaj emigrantit nuk u gjet asnjë provë që të vërtetonte dyshimet

Duke urdhëruar shfuqizimin e masës së sigurisë arrest me burg gjykata e apelit e detyron atë të paraqitet në prokurori dy herë në muaj , e cila sakaq po e heton për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME