Categories Lifestyle

Historia e hamburgerit: Ushqimi i preferuar nga të gjithë

Kur thua hamburger, mendja të shkon te një shpikje kryekëput amerikane, ushqimi më i shpejtë mes ushqimeve të shpejta dhe një shpikje relativisht e re. Por ideja e bashkimit të një cope mishi mes dy bukëve është qindravjeçare.

Të parët që patën idenë e një gjëje të ngjashme ishin romakët e lashtë, të cilët e quajtën Isicia Omentata, një përzierje e mishit të derrit të grirë, verës, piperit dhe garumit – një lloj salce peshku që ishte tepër e përdorshme në kuzhinën e antikitetit. Përgatitja ishte aq e mirë sa që i mbijetoi shembjes së Perandorisë Romake.

“Proto-burgerët” ishin pjesë e rregullt e recetave të Mesjetës, edhe pse në vende të ndryshme morën emra të ndryshëm, duke qenë se në përbërje kishte mis, peshk, por edhe perime e ndonjëherë edhe fruta. Variante të hamburgerit gjenden edhe në Lindjen e Mesme, siç mund të konsiderohen qebapët, të cilët u sollën në Europë nga udhëtarët.

Në vitet 1700, koncepti i mishit të grirë të mbledhur në formë qofteje – të sheshtë ose rrumbullake – ishte bërë pjesë tradicionale e kuzhinës së Perandorisë Britanike. Në këtë periudhë u formua edhe e ashtuquajtura “salsiçja e Hamburgut”, me mishin e grirë të lidhur në formë cilindrike. Gjithashtu ata patën edhe idenë gjeniale që të përdornin domatet për të “catsup, më vonë të quajtur “ketchup”, një tjetër element thelbësor i recetës moderne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME