Categories Lajme

Historia e Mark Frrokut që e pengoi të bëhej politikan dhe lidhja me aktoren e humorit

Emri i tij u përmend së fundmi në ngjarjen e Shkodrës ku humbi jetën “kumbari” i Shkodrës. Mark Frroku, I cili ka ndërruar   6 emra, nga Besnik Morina në Dritan Frroku, në Piro Sofrani etj., ka qenë shpesh i lakuar nga mediat rozë edhe për lidhjen e tij me aktoren Rudina Dembacaj.

Frroku tashmë 49 vjeç ka një histori të errët, por është edhe vëllai i Arben Frrokut, biznesmeni i akuzuar se i ka marrë jetën kryemkomisarit Dritan Lamaj më 2013. Por si është historia e 1999 në Belgjikë, që e pengoi Mark Frrokun të bënte karrierë në politikë? Në atë kohë një 24 vjeçar i quajtur Aleksandër Kurti humbi jetën, pasi ishte dashuruar me një nga vajzat që thuhet se shfrytëoheshin nga vëllezërit Frroku.

Në dosjen e prokurorisë thuhet megjithatë që autor nuk ka qenë Marku por një person tjetër i quajtur Besnik Vuka. Ngjarja ndodhi në hyrje të stacionit “Midi” në Saint – Gilles, Bruksel. Sipas disa dëshmitarëve, shtetasi Besnik Vuka, ishte ai që qëlloi me thikë 24 vjeçarin. Aleksandër Kuka kishte rënë në dashuri me një vajzë të rrjetit me inicialet L.S. Vajza pati frikë se mos familja e saj e merrte vesh se çfarë punë bënte dhe njoftoi vëllezërit Frroku.

Ajo i kishte lënë takim viktimës në vendin e përmendur më sipër por 24 vjeçari duke menduar  se do te takonte vajzën  ai ra në grackë, e cila rezultoi fatale për të. Marinaj Kristian, i njohur si Arjan Bytyci, si dhe Lek Bib Djafa Besnik Vuka dhe Mark Frroku i dolën në pritë. I riu më pas u gjet në agoni nga dëshmitarë të tjerë.

Pas kësaj ngjarje është bërë në Shkodër (nga ku viktima ishte me origjinë) “mbledhja e baballarëve”, e cila bëhet kur ndodh një ngjarje e tillë sipas ligjeve të kanunit. Gjatë kësaj mbledhjeje, baballarët e përgjegjësve japin shpjegime mbi rrethanat e ngjarjes dhe e pranojnë ose jo përgjegjësinë e tyre. Kjo mbledhje duhet t’i bëjë të mundur familjes se viktimës, të mund të ushtrojë më pas të drejtën e gja kmarrjes.

Të pranishëm në mbledhje kanë qenë baballarët e autorëve, përfshirë edhe babain e Markut, dhe në atë mbledhje borxhi i gjakut është vënë dhe secila prej katër familjeve duhet që ketej e tutje “të paguante një jetë” që të vendosej sërish paqja. Sipas këtij zakoni, një dënim i rëndë në Belgjikë është i barabartë me një jetë. Mbledhja konfirmoi se, arsyeja e ngjarjes me Aleksander Kurtin, ka qenë larja e hesapeve në lidhje me shtetasen L.A.

Vëllai i Aleksandrit, Nikolas ka rrëfyer më pas se porositësi ka qenë sipas tij Arben Frroku, me të cilin 24 vjeçari kishte mosmarrëveshje. Sipas asaj që tregon vëllai i viktimës, arsyeja e ngjarjes së rëndë ka qenë se lidhja e viktimës me vajzën në fjalë po konsiderohej më shumë se thjesht “profesionale” dhe kjo mund të vendoste në rrezik gjithë organizatën.

Ngjarja në fjalë u bë publike në Shqipëri në vitin 2015, kur Mark Frroku dha një dëshmi të rreme dhe u arrestua për të. Ishin mediat në Belgjikë që shkruan më pas se i shumëkërkuari prej tyre po kandidonte për deputtet në Shqipëri.Kaq mjaftoi që karriera e tij si politikan të merrte fund.

Ai qëndroi 3 vite pas hekurave dhe u lirua në maj të 2018. Vetëm pak muaj më vonë ai humbi bashkëshorten nga një sëmundje e rëndë, në moshën 35 vjeçare. Ndonëse gruaja kishte shkuar edhe në Amerikë për t’u kuruar mjekët nuk i kishin dhënë shpresa dhe ajo humbi jetën në moshë fare të re, duke lënë jetim tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Në fund të vitit 2019 u bë publike edhe lidhja e Markut me Rudina Dembacajn, me të cilën edhe u martuan në fillim të këtij viti. Duket se pas gjithë këtyre ndodhive në jetën e tij, Marku ka rënë në qetësi, ndërsa në fotot që Rudina poston ata shfqen si një familje e lumtur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME