Categories Bota, Kuriozitete

Historia e pabesueshme: Më mirë dhi në Zvicër sesa njeri këtu, njeriu që jeton si dhi

I lodhur nga jeta moderne, Thomas Thwaites vendosi të braktisë Londrën dhe të jetoj si një dhi në Zvicër, shkruan Gazeta Metro. 35-vjeçari kaloi një vit të tërë duke përgatitur këmbët prostetike, që do i lejonin të ecte lirshëm në Alpe. Ai pëgatiti edhe një stomak artificial që do i lejonte të bluante barin.

Ky është rrëfimi i tij:

Kam vuajtur shumë si dhi për shkak se rrëzohesha shpesh dhe sigurisht sepse duhej të haja bar. Po ashtu nuk është se u pëlqeja shumë dhive, ndonjëherë më sulmonin. Dhe duhet ta dini se kanë brirë të rrezikshme.Më vonë e kuptova se po më tregonin se mes tyre ka një hierarki dhe unë duhet ta dija se cili ishte vendi im. Momenti më i bukur ishte kur një prej dhive papritur vendosi të bëhej shoqja ime dhe më ndiqte kudo.Ajo më ngacmonte me hundë dhe më rrinte afër. Bariu i tufës më tha se tufa më ka pranuar si një prej tyre- ishte diçka fantastike.

Kur më erdhi ideja për herë të parë, shumë njerëz më quajtën të çmendur, por më kishte ardhur në majë të hundës nga jeta. Isha pa punë dhe kisha shumë probleme personale. Jeta ishte bërë shumë stresuese. Një ditë po ecja me qenin e një miku dhe vura re se qeni ishte vërtet i lumtur, pa asnjë shqetësim. Mendova me vete, do ishte mirë të isha si ai një ditë. Por meqë nuk e pëlqen mishin, e kishte problem të bëhej qen. Atëherë vendosi të bëhej dhi.

Pasi aplikoi në një universitet për një grant që të studionte psikologjinë e dhive, ai vendosi të bashkohej me një tufë dhish në Zvicër. Ekspertët e një universiteti i përgatitën një stomak fals. Mësova diçka shumë të rëndësishme, se edhe dhitë kanë jetë të vështirë dhe duhet të luftojnë për ekzistencën e tyre. Çdo ditë ishte e vështirë dhe kjo është diçka që thjesht është pjesë e jetës. Një gjë tjetër që kam zbuluar është se dhitë janë njerëz më të mirë. Ato e jetojnë momentin më shumë se ne, dhe na tregojnë se çfarë duht të mësojmë që të jemi më të relaksuar në jetë. Tashmë ai po shkruan një libër për jetën si dhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME