Categories Bota

Kina shënon 70 vjet komunizëm me paradë, partia sipas ‘besnikërisë’ cakton publikun

Më 1 tetor, Pekini do të jetë vendi ku do të shënohet 70-vjetori i themelimit të Republikës Popullore të Kinës, pas një lufte të ashpër civil, e miliona viktima nga zia e bukës pas ‘reformave’ ekonomike të kooperativave bujqësore e tani pas një babëzie të madhe kapitaliste e konfliktit tregtar me SHBA’të Kina mbanë paradën duke mos ftuar asnjë burrështetas të huaj. Presidenti kinez, Xi Jinping do të mbikëqyrë një paradë ushtarake, në të cilën do të prezantohet edhe raketa ndërkontinentale, Dongfeng-41, që pretendohet se ka kapacitet për të bartur disa koka bërthamore dhe mund të arrijë deri në Shtetet e Bashkuara.

Liderët e huaj nuk janë ftuar në këtë ceremoni, mirëpo ambasadorët e huaj me bazë në Kinë do të jenë pjesëmarrës. Agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se Partia Komuniste në pushtet do të caktojë se kush do të jetë pjesë e publikut, bazuar në parimin e besnikërisë.

E quajtur Dita Kombëtare, ajo përkujton 1 tetorin e vitit 1949 kur Mao Zedong ka themeluar republikën, pas një lufte të ashpër me nacionalistët, që ka rezultuar me miliona persona të vdekur. Aktualisht, Kina është ekonomia e dytë më e madhe në botë pas Shteteve të Bashkuara.

Kritikët, duke përfshirë shumë politikanë perëndimorë, kanë thënë se nën udhëheqësinë e presidentit Xi, Kina është përballur me dëmtim të rëndë të të drejtave të njeriut dhe trajtim të ashpër ndaj ujgurëve, shumica e të cilëve janë myslimanë. Tani pas ardhjes në pushtet të Presidentit Amerikan, Donald Trump, kinezët po përballen me kritikat më të ashpra pas mosrespektimit të çfarëdo rregulle ekonomike dhe sanksionet kanë dëmtuar mjaftueshëm ekonominë kineze aq sa kanë kthyer retorikën e ‘luftës së ftohtë’.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME