Categories Lajme

Historia e rrallë/ Gjendet motori pas 32 viteve

Karabinierët Novafeltria në Itali, kanë arritur që të gjejnë një skuter të vjetër “Ciao”, i vjedhur 32 vjet më parë. ‘Ansa” shkruan se motori i vjedhur në vitin 1988 u gjurmua nga policia gjatë kontrolleve në një aksident rrugor të ndodhur në maj në komunën e Villa Veruçhio.

Burri që drejtonte mjetin e vogël ishte përfshirë në një aksident për shkak të konsumit të alkoolit, duke përfunduar në dhomat e urgjencës me një prognozë 20-ditore. Në vendin e aksidentit, policia konstatoi se mjeti nuk kishte targa dhe dokumente pronësie. Nga kontrollet pasuese në shasi u zbulua se ‘Ciao’ ishte vjedhur në Bolonjë në 1988 dhe se pronari i ligjshëm kishte v.dekur disa vjet më parë.

Në përfundim të hetimit, 42 vjeçari u raportua për “drejtim mjeti në gjendje të dehur”, përveç posedimit të sendeve të vjedhura. Më në fund, karabinierët duke qenë se pronari kishte ndërruar jetë, ia kthyen mjetin e vogël vëllait të tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME