Categories Lajme

Historia e rrallë, kur mbreti Zog kundërshtonte zgjedhjet e 1945 e kërkonte të kthehej në Shqipëri

Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë. Ai nuk kishte abdikuar, por edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së republikës. Por Zogu nuk e fshihte dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Një gazetari të “Daily Express”-it i tha: “Jam në ankth për t’u kthyer në Shqipëri, qoftë edhe si qytetar privat në republikë dhe të jap ndihmën time për shqiptarët. E gjithë shpresa ime është të kthehem. Të jesh Mbret në këto kohë është e vështirë, më e vështirë se para lufte, por gjatë këtyre viteve në Britani kam mësuar mjaft mbi qeverisjen”.

Mbret Zog e humbi luftën për të rifituar fronin, por jo atë pak sens humori që kishte. Një gazetar i “Daily Sketch” e vizitoi në vilë pak ditë pasi komunistët shqiptarë kishin deklaruar fitoren në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Shqipëria do të rikthehej në republikë. Gazetari e pyeti Zogun se si ndihej tani që humbi gjithçka dhe që nuk do të kthehej më në Shqipëri.Në pritje të ndonjë proteste nga Zogu, gazetari mori një përgjigje që nuk e priste. “Unë kam qenë gjithnjë republikani i parë i Shqipërisë. Kur u bëra Mbret, isha i vetmi që protestova”, – i tha Zogu me tonin e tij të zakonshëm e të butë. Kjo ishte përgjigjja e një monarku që e kishte fituar fronin e tij përmes rënies dhe ringritjes. Kurdoherë i gatshëm të sfidonte politikisht. Në fund të fundit, ishte Presidenti që u bë Mbret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME