Categories Lajme

Meta kërkoi pezullimin e projektit të Teatrit, nis shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese

Pas kërkesës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta Gjykata Kushtetuese ka nisur shqyrtimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese i është drejtuar me një shkresë 5  institucioneve nga të cilat kërkon që deri me datë 22 janar 2020 të shprehen lidhur me argumentet e tyre për çështjen e Teatrit Kombëtar. Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Financave, Ministrisë së Kulturës, Kuvendit, këshillit të Ministrave si edhe Bashkisë së Tiranës. Presidenti Ilir Meta ankimoi në Gjykatën Kushtetuese, ligjin për Teatrin Kombëtar.

Sipas tij ligji për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar është antikushtetues, ndërsa i vlerësoi si kriminale përpjekjet për shembjen e tij. Ligjin për teatrin kreu i shtetit e konsideroi një akt kriminal, në shkelje totale të kushtetutës dhe në kundërshtim të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit, pasi ligji për shkatërrimin e teatrit është një kryevepër sepse si asnjëherë më parë kryhet një krim kushtetues, kombëtar dhe kulturor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME