Categories Lajme

VIDEO\ Historia e trishtë e 16-vjeçarit nga fshati Rroms i Vlorës që e tallin në shkollë se i pëlqejnë këngët popullore

Fabjani është një 16-vjeçar nga fshati Rroms i Vlorës, i cili ka shumë dëshirë të këndoj këngë popullore. Ne klasë të 8 ai publikon një këngë në kanalin e “Youtube” duke kënduar, të nesërmen në shkolle kanë nisur sharjet, ofendimet nga nxënësit e tjerë.

Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, Fabjani shprehet se për këtë arsye e kanë braktisur dhe shokët. Ai ndjehet keq pasi çdo ditë ndodhin skena ku bullizohet dhe tallet në klasë.

“Më tallin të gjithë sepse dua të këndoj këngë popullore. Kur postova videon time të parë në Youtube, më braktisën shokët. Në pushimin midis orëve të mësimit shkoj në tualet, pasi nuk dua të përballem me shokët”, rrëfeu 16-vjeçari.

Ai tregoi edhe një moment të vështirë që i ka ndodhur në shkollë. Fabjani rrëfen se si kishin vendosur këngën e tij në sfond dhe u tallën me të.

“Një ditë më tallën shokët sapo u futa në klasë, nga stresi nuk thashë dot as mësimin edhe pse kisha mësuar. Përdorin edhe fjalë të rënda, nuk mund t’i them”, tregoi ai.

Teksa rrëfeu historinë e tij, Fabjani u bën një thirrje të gjithë atyre që bullizojnë: “Ju lutem ndaloni. Vendoseni veten në vendin tim, si do të ndjeheshit?”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 26 Tetor 2026

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me Policinë e Shtetit

AGSH: 50 incidente ndaj gazetarëve gjatë protestave në Tiranë, 40 prej tyre të lidhura me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

DIBËR/ Fermerët hedhin patatet në përrua: Nuk ka treg për shitje, shteti na ka braktisur

Fermerët e Dibrës që merren me kultivimin e patates po përballen sërish këtë vit me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME