Categories Lajme

Historia e veçantë e Irenës

Jeta ndonjëherë tregohet e padrejtë dhe na vendos përballë dhimbjeve të mëdha që duan shumë mund të tejkalohen, por nga ana tjetër ka njerëz zemërgjerë të cilët me veprat e tyre heroike kthehen në dritë shprese duke na nxjerrë nga errësira që na rrethon.

E tillë ishte dhe historia e familjes së Elidës dhe kunatës së saj, Irenës që u trajtua mbrëmjen e djeshme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.

Elida e përlotur dhe tepër e emocionuar ndau me ne historinë e dhimbshme të jetës së vëllait të saj të ndjerë, Rolandit, i cili shumë vite më parë kishte vendosur të martohej dhe kishte sjellë në jetë edhe dy fëmijë. Por për këtë familje ditët e lumtura siç ata i kishin ëndërruar, nuk kishin zgjatur shumë dhe midis Rolandit dhe ish- bashkëshortes së tij kishin nisur konfliktet dhe debatet e vazhdueshme.

Konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes tyre sollën që bashkëshortja e tij të largohej nga shtëpia duke braktisur kështu jo vetëm Rolandin por edhe fëmijët e saj. Fatkeqësisht tragjedia për familjen e Rolandit nuk përfundoi me kaq, pasi ai i pikëlluar nga kjo ngjarje, kishte vendosur që t’i jepte fund jetës së tij pas 3 ditësh.

Vëllai i Rolandit, muaj më vonë kishte vendosur që të krijonte familjen e tij, por për bashkëshorten e ardhshme, Irenën kusht kryesor ishte përkujdesja për fëmijët e mbetur jetim. Irena nuk e kishte menduar gjatë këtë kusht dhe kishte vendosur që të bëhej nëna e tyre duke u falur dashuri dhe përkujdesje për më shumë se 8 vite, pavarësisht problemeve të mëdha ekonomike që kishin pasur.

Për këtë arsye, Elida kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i shprehur mirënjohjen kunatës së saj, Irenës si dhe për ta falënderuar për përkujdesjen që ka treguar për nipërit e saj gjatë gjithë këtyre viteve. “Irena ti për ne ke qenë më shumë se një motër, nuk e harroj kurrë se si ti vendose që të bëheshe nënë për nipërit e mi, duke u dhënë dashurinë që u mungon e duke i rritur sikur të ishin fëmijët e tu. Të faleminderit shumë!”,- ishte mesazhi i Elidës për Irenën.

Nga ana tjetër e studios, Irena tepër e emocionuar nga surpriza tregoi se fëmijët i do shumë pa asnjë dallim dhe diferencim mes tyre. Ajo gjithashtu rrëfeu se jeta për ta nuk ka qenë e lehtë, madje peripecirat ishin shtuar sepse ata janë detyruar të jetojnë në kontenier pasi shtëpia e tyre ishte shpallur e pabanueshme nga tërmeti i 26 nëntorit.
Në fund programi “Dua të të bëj të lumtur” në bashkëpunim me kompaninë “Bavaria” vendosën që tu ofrojnë familjes së Irenës mundësinë për të jetuar në një shtëpi të re deri në përfundimin e rregullimit të banesës së vjetër të tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME