Categories Lajme

Historia e Zana Harizaj, prej 5 vitesh e diagnostikuar me ka*cer

Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat. Këtë vit në Shqipëri janë regjistruar rreth 700 raste të reja afro 180 më shumë se një vit më parë. Televizioni Ora sjell historinë e një prej grave të diagnostikuar me këtë sëmundje. Zana Harizaj ishte 61 vjeç kur nisi betejën me kancerin e gjirit. Mbi këtë sëmundje kishe dëgjuar shpesh por kurrë nuk i ishte nënshtruar një kontrolli mjekësor.

Zana Harizaj: Kisha pak shqetësim dhe më doli një kokërr këtu poshtë. Erdha te mjeku dhe u kontrollova, më tha për operim, u operova.

Prej 5 vitesh atë e gjen shpesh në Spitalin Onkologjik në QSUT ku i nënshtrohet mjekimeve intensive. Përballja me sëmundjen nuk ka qënë e lehtë. Në mungesë të bashkëshorit dhe fëmijëve në emigrim, i është dashur të luftojë e vetme dhe në heshtje.

Zana Harizaj: Shumë keq. Sa e mora vesh erdha me të shpejtë dhe bëra operimin. Beteja që ende vazhdon nuk ia ka mposhtur buzëqeshjen edhe pse frikën për jetën nuk e ka kaluar.

Zana Harizaj: Deri tani me frikë, kam ende. Gratë dhe vajzat i fton të ndërgjegjësohen dhe të kujdesen për shëndetin e tyre.

Zana Harizaj: Të vinë dhe të bëjnë kontrolle, doktori të shëron. Kanceri i gjirit është sëmundja më e shpeshtë që prek gratë dhe vajzat.

Përgjatë këtij viti janë regjistruar 700 raste të reja nga 513 që ishin vitin e kaluar. Për shkak të numrit në rritje mjekët apelojnë për kontrolle të shpeshta mjekësore, pasi siç thonë ata të parandalosh është shumë më mirë se të kurosh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME