Categories Lajme

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne

“Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e pazakontë të një nëne, e cila kërkon drejtesi, pasi i biri me probleme të shëndetit mendorë është bërë pre e një ab uzimi se ksual nga fqinji. Në studio, Mira ka treguar se prej 33 vitesh ajo kujdeset për djalin e saj dhe ngjarja e cila ka ndodhur në Prill të vitit të kaluar ka shënjuar jetën e djalit, por edhe të gjithë familjes. Gruaja rrëf en se i biri është ab uzuar se ksualisht nga një burrë 60 vjeç, i cili ka pasur poshtë shtepisë së tyre një bar kafe. Ajo e mori vesh ngjarjen nga rrjetet sociale, kur pa një video të publikuar, në të cilën i biri ishte ab uzuar se ksualisht prej fqinjit. Nuk mundi ta shihte videon e plotë, madje edhe sot refuzon ta shohë atë. Gruaja ka bërë rrëf imin në polici, por personi është zhd ukur që prej asaj dite që video u bë publike.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në Prill të vitit të kaluar?

Mira: Ne ishim në shtëpi, ishte ora 9 e mëngjesit, na marrin nga Italia në telefon, kishte ardhur çupa ime dhe po pinim kafe. Hape i thotë çupës Facebook-un tha. Po çfarë ka tha ajo? Po hapeni, hapeni! Kur e hapëm dhe pamë djalin, na u errësuan sytë, nuk pamë tjetër çfarë kishte. Ngelëm tani dhe nuk dinim ku të vinim. Na thotë shko dhe gjeje atë, shkoj unë tek lokali i tij me çupën.

Mirela Milori: Ta sqarojmë pak, në Facebook ishte hedhur një video?

Mira: Në fillim fotografi dhe ne në moment menduam mos ishte ndonjë, kanë bërë siç tallen ndonjë foto. Edhe po shikoheshim të dyja në sy, po ku të vinim, se na u errën sytë dhe nuk pamë kush ishte poshtë këtij. Kur më vonë na thanë, shkoni se është filani dhe është video. Neve videon nuk e kemi parë dhe as nuk do ta shikoj deri sa të vete pranë burrit atje, se nuk e shikoj dot. Ata që e kanë parë thonë që nuk shikohet. Unë se kam parë dhe nuk dua ta shikoj.

Mirela Milori: Video është e rëndë! Ne e kemi videon dhe padiskutim as na shkoi mendja për ta transmetuar, por për ta verifikuar rastin. Mund t’ju them që video është e rëndë. E njihnit personin?

Mira: E njihnim posi!

Mirela Milori: Kishte një lokal pranë shtëpisë suaj?

Mira: Po!

Mirela Milori: Djali ishte i pavetëdijshëm? Kishte pirë?

Mira: Nuk e di. E marr ndonjëherë dhe i them, se nuk dua t’ja kujtoj shumë!

Mirela Milori: Një burrë në moshë të madhe, duke përfituar nga gjendja e djalit ka bërë veprime të turpshme me të dhe ju shkoni në lokalin e këtij zotërisë?

Mira: Vajti çupa po bër tiste. Si s’të vjen turp? Të të vijë rëndë? Ti t’ja bësh djalit këtë? Ai ngeli! Ishte edhe e motra banakiere dhe i vëllai kamarier. Edhe doli ai tha, çfarë kini dhe gjoja i ra të fikët të vëllait, sikur nuk dinte gjë që i vëllai bënte këto gjëra. Na morën ne dhe dolëm përjashta, na erdhi keq se njerëz jemi. Jo do ta vr as tha ime bijë. Në të njëjtën kohë që e morëm vesh ne, e mori vesh dhe policia. Policia vajti pastaj në spital mori diagnozën e djalit, më lajmëroi dhe mua, vajtëm në polici. Kur vajtëm ne, ai që në moment, prandaj e bënë atë zvarritje, dolën jashtë që ai të fshiheshe dhe është fshehur.

Mirela Milori: Ai ka ikur nga qyteti, nuk dihet se ku është?

Mira: Nuk e dimë, atje në qytet edhe e kanë parë, fshihet, del. Nuk e di?

Mirela Milori: Në polici çfarë të thanë? Çfarë mase arr esti u vendos për të?

Mira: Është shpallur në kërkim thanë! Ai mbase e ka joshur dhe ai thotë siç e kam pyetur unë, çfarë i them të keqen mamaja. Ai ka vajtur mbi 3-4 herë. Më jepte cocacola dhe para se të dilte kishte një si dhomë dhe më thoshte mos dil këtej, por dil nga kjo dhoma këtej. Atje nuk e di se me çfarë e ka gënjyer.

Më tej Mira thotë se djali është i tra umatizuar, nuk del asgjëkundi dhe rri vetëm me të.

Mira: S’del asgjëkundi vetëm me mua rri. Po të dalë deri aty kthehet prapë në shtëpi, ndonjëherë më thotë: Kot që rroj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME