Categories Showbiz

Historia rrëqethëse e Julit që përloti publikun: Babai donte të më zhdukte, nënën ma mori Covid-i

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte i ftuar Juli Zyrakja, 45 vjeçari me një histori jete rrënqethëse.

Ai lindi me epilepsi e sëmundja u bë shkak që i ati jo vetëm ta mohonte, por ta braktiste. Juli madje tha se në atë kohë fëmijët me të tilla probleme kërkonin t’i zhduknin dhe po të njëjtën gjë donte të bënte dhe i ati.

Ai tregoi më tej peripecitë e fëmijërisë, bullizmin dhe dhunën barbare nga shokët e fillores që i thyenin syzet, i grisnin librat e madje e gjuanin dhe me gurë.

Mirëpo momenti më i dhimshëm për të ishte vdekja e së ëmës, e cila nuk mundi të fitonte luftën me Covid-in.

“I druhesha shumë mamit natën. Zgjohesha, i jepja mëngjesin dhe kisha një kujdes special për të, vetëm ma mori covidi. Covidi hyri fshurazi në shtëpinë timë. Ne ishim vaksinuar, ajo me dy doza Phizer, kursë unë me dy doza SinoVac. Covid-i më mori njeriun më të dashur të zemrës”, tha i prekur ai, ndërsa as Bieta s’ mundi t’i mbante lotët.

Sot Juli jeton vetëm dhe vendosi që pas shumë vitesh shkëputje të nisë gjimnazin. Ai tregoi se studion deri në orët e vona të mbrëmjes. E ndërsa dëshira e tij më e madhe është të krijojë një familje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME