Categories Showbiz

Historia te Arbana Osmani, pas 48 vitesh gjen nenen e tij

Mbrëmjen e sotme programi “Dua të të bëj të lumtur” u hap me një histori të jashtëzakonshme, plot dhimbje dhe emocion. Protagonisti kryesor i kësaj historie, Kujtimi i kishte shkruar redaksisë së programit për të mundësuar për herë të parë një takim me nënën biologjike.

Historia e Kujtimit kishte nisur para 48-vitesh kur mamaja e tij, Rajmonda kishte qenë e re dhe ishte dashuruar. Fatkeqësisht pas një periudhe Rajmonda ishte ndarë dhe kishte ngelur shtatzënë. Tepër e re dhe e detyruar nga rrethanat edhe nga mentaliteti i njerëzve, ajo e kishte lënë Kujtimin në spitalin ku kishte lindur.

Kujtimi në studio rrëfeu se e kishte kërkuar nënën e tij biologjike për vite të tëra, por pa asnjë rezultat pozitiv. Ai i kishte shkruar programit para një viti dhe gjatë gjithë kësaj kohe gazetarët e kishin ndjekur si rast derisa kishin rënë në gjurmët e nënës biologjike. Programi “Dua të të bëj të lumtur” e kishte gjetur nënën biologjike të Kujtimit, e cila kishte pranuar ftesën për të ardhur në studio.

Gjatë bisedës që u zhvillua midis moderatores, Arbana Osmanit dhe zonjës Rajmodna u zbulua që në anën tjetër të ekranit ishte pikërisht djali i saj, Kujtimi, të cilin e kishte lindur dhe braktisur para 48-vitesh. Nëna e Kujtimit e penduar dhe e përlotur në studio rrëfeu se e kishte kërkuar djalin e saj por pa asnjë rezultat.

Të kam thirrur këtu për të të falënderuar që më solle në jetë. Nuk kam pasur kurrë qëllim që të të paragjykoj, thjesht doja të dija prejardhjen time e të të takoja ty!”- ishte mesazhi i djalit për nënën e tij.

Në fund pas shumë momentesh prekëse dhe emocionuese nënë e bir u takuan për herë të parë pas 48 vitesh në studion e programit “Dua të të bëj të lumtur”. top channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME