Categories Kuzhina

Historitë e ushqimeve të preferuara në Ballkan

Nga ajvari deri te trilecia, pjatat e preferuara të Ballkanit tregojnë historinë unike të shkëmbimit kulturor në rajon.
Derisa pushtuesit e huaj të krijonin qendrën e tyre në Ballkan, aty gjendej një kuzhinë e larmishme, në të cilën ndikimet e ndryshme bashkohen për të treguar se sa shumë shfrytëzohen tokat pjellore të rajonit.
Derisa disa specialitete rajonale nuk kalojnë kufijtë, kuzhinat kombëtare në Ballkan gëzojnë të njëjtat ushqime megjithëse i pretendojnë ekskluzivisht si të tyre.
Gjithsesi, një vështrim i historisë kësaj here tregon një ushqimet e preferuara të rajoneve dhe zbulon një traditë të shkëmbimit kulturor që popujt e Ballkanit kishin dhe kanë ende midis njëri tjetrit, si dhe me botën më gjerë.

Ajvar. Specat e kuq erdhën në Ballkan me osmanët dhe shpejt u bënë një element kryesor i kuzhinës lokale. Xhevahiri kurorëzues i vlerësimit të piperit në Ballkan dhe në Evropën Qendrore është ajvari, i cili preferohet nga të gjithë. Në disa vende klasifikohet shpesh herë si sallatë me bazë specash dhe domatesh.
Historia e këtij ushqimi është më interesante për emrin që mban. Etmitologjia e fjalës ajvar vjen nga fjala “havjar” një fjalë turke që përcakton kungullin e kripur. Një teori pohon se, kohë më parë ky ushqim është krijuar nga serbët , por nëse thuhet se avjari është një ushqim serb, do të krijohet një diskutim i gjerë midis vendeve të Ballkanit rreth origjinës së saj, e cila filloi kur një kompani sllovene u përpoq ta zhvillonte atë në Gjermani në fund të viteve 1990.
Ndonëse nuk do të vendoset kurrë s ku u krijuar ky ushqim për herë të parë, rajonet më të njohura për prodhimin e saj janë, Serbia jugore dhe Maqedonia. Në jug të Serbisë, ekziston edhe një fshat i quajtur Donja Lokosnica, i cili ka specialitet kultivimi i specave të gjata, japin ajvarin më të mirë.

Byrek
Nuk ka dyshim se byrek është një ushqim i cili u përhap në të gjithë mesdheun nga pushtimi i osmanëve, por ka disa historianë që tregojnë se është edhe më i lashtë. Sipas këtyre burimeve, “borek” është një përcaktim i plëndësit të deleve të cilat shërbenin për të mbajtur djathin ode mjaltin në kohën e osmanëve dhe nga kjo doli fjala byrek.
Gjatë gjithë kohës ka ekzistuar një debati i cili nuk e përcakton origjinën e saktë të byrekut është turke apo boshnjake. Në Maqedoni, Malin e Zi, Serbi dhe Kroaci, e përdorin byrekun në shumë variete që përcaktohet nga lloji i gjellës që ka në brendësi. Ndërsa, në Serbi byrekët shpesh i gjejmë në formë të rrumbullakët dhe për shtetasit janë një ushqim shumë i mirë për mëngjes.

Mish derri
Dihet që origjina e mishit të derrit është nga Serbia. Historia e përpunimit të mishit të derrit nis që pas pushtimit osman sepse serbët ishin shumë të varfër ekonomikisht. Për shkak të ndalimit të mishit të derrit nga islami, myslimanët e konsiderojnë të papastër, kështu që ky ishte një ndër konfliktet më të mëdha midis osmaneve dhe serbëve. Me kalimin e kohës, serbët filluan të eksportonin mish derri dhe tregtarët më të pasur ishin ata që shisnin mishin e derrit.
Sipas një historie, kreu i kryengritjes së parë serbe kundër osmanëve dhe babai i dinastisë Karadjordjevic, ishte tregtari i mishit të derri Karadjrodje Petroviq.
Lufta tregtare e Habsburgëve të viteve 1906-1908 quhet “Lufta e Derrave”, sepse perandoria Austro-Hungareze imponoi tarifa mbi derrat e Serbisë, për të shuar rritjen e derrit në Serbi.

Sarma
Sarma, ose lakra e mbushur me oriz dhe mish, është një pjatë e njohur ndërkombëtarisht që prej pushtimit osman. Në vende të ndryshe ajo përdoret me varietete dhe emra të ndryshëm.
Në Serbi dhe Bosnje, orizi i zierë mirë zakonisht mbështillet në lakër turshi, e cila është e acidizuar dhe është një ushqim që përdoret nëpër festat të ndryshme familjare. Në vende të tjera si Shqipëri dhe Kosovë orizin e përziejnë me mish ose me qep të njoma dhe e mbështjellin edhe me gjethe rrushi. Ky ushqim i cili cilësohet i shpejtë nga amvisat gjendet vazhdimit në tryeza. Në Kroaci, sarma, është një ndër ushqimet më të shpejta dhe ka disa lokale që e përdorin si ushqim i shpejtë. Kohët e fundit është kthyer në ushqimet më të përfolura në tregun e Krishtlindjeve në Zagreb.

Trileçe
Tortë e shijshme me krem qumështi e mbuluar me karamele. Kjo ëmbëlsirë është më së shpeshti e lidhur me Shqipërinë dhe Kosovën.
Etimologjia tregon se fjala “trileçe” është një version i fjalor “tres lehes” (“tre lloje qumështi”), një ëmbëlsirë e ngjashme, në Amerikën Latine dhe Meksikë. Historia e kësaj ëmbëlsire nisi kur Nestle në fillim të shekullit të 20-të e vendosi atë si pamje kryesore në ambalazhin e qumështit për të rritur a më shumë shitjet. Sipas historisë, ëmbëlsira erdhi në Shqipëri me popullaritetin e operacioneve të Amerikës Latine, gjë që i shtyu shqiptarët që të ndryshonin recetën dhe eventualisht ta bënin atë një nga ëmbëlsirat më të preferuar për shqiptarët por jo vetëm. Kohët e fundit, popullariteti i trileçve po rritet edhe në Serbi, falë numrit të madh të shqiptarëve që posedojnë dyqanet e ëmbëlsirave dhe furrat e bukës në të gjithë vendin./Ballkan Insight/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME