Categories Lajme

Holanda: Nuk ka negociata për Shqipërinë, Maqedonia është më pranë

Një ditë pasi ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov kërkoi që vendi i tij të ndahet nga Shqipëria në rrugën e integrimit, vjen edhe një reagim nga Holanda. Kryeministri i këtij vendi, Mark Rutte tha se beson se Shqipëria nuk është gati për të nisur negociatat në këtë moment. Por ai tha se Maqedonia e Veriut është më pranë këtij synimi. “Nuk besojmë se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me BE-në në këtë pikë dhe sa i përket Maqedonisë së Veriut, ata janë më pranë këtij qëllimi,” tha ai për gazetën malazeze Pobjeda. Ai shtoi se disa vende nuk e donin ndarjen e dy vendeve gjatë procesit të negociatave me Brukselin. I pyetur nëse viti 2025 është një afat realist për anëtarësimin e një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, Rutte tha se qëllimi nuk janë datat. “Nuk kemi asgjë kundër zgjerimit, por nuk ia kam idenë. Ky nuk është qëllimi”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME