Categories Lajme

Përfundon afati i aplikimit, ja kush janë 3 kandidatët për kreun e SPAK

Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani janë tre kandidatët për të drejtuar SPAK-un, Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka njoftuar se në përfundim të afatit të aplikimit, 10 dhjetor 2019,  këta tre prokurorë kanë dorëzuar kërkesën dhe dokumentacionin përkatëses për të aplikuar për drejtimin e SPAK.

“Sot ka përfunduar afati për aplikimin për pozicionin e Drejtuesit së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bazuar në njoftimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë të shpallur në faqen zyrtare të Këshillit me datë 26 nëntor 2019 janë njoftuar të gjithë prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaçme të shprehin interesin për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. Afati i aplikimit është data 10 dhjetor 2019. Dorëzimi i kërkesës dhe dokumentacionit bëhet pranë zyrës së Protokollit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, në adresën: Rruga ‘Qemal Stafa’, nr.1, pranë mjediseve të Prokurorisë së Përgjithshme, Tiranë. Në afatin të përcaktuar nga Këshillit të Lartë të Prokurorisë , thirrjes për shprehje interesi janë përgjigjur tre kandidatë, Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit në të cilët shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet 1,2,3,4,5,7 të parashikuar në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizioni ose planin të besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv sipas standardit 6 të metodologjisë”, thuhet në njoftimn e KLP-së.BoldNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME