Categories Lajme

Postoi foto intime të vajzës së saj minorene, ja sa u dënua nëna nga Tirana

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burg tre femra të akuzuara për një vepër penale jo të zakontë në Shqipëri, atë të “pornografisë”.Ato janë fajësuar për publikimin e fotove intime të një minoreje në ëeb-site +18 në internet. Hetimi ndaj të pandehurave me iniciale E. S., B. S. dhe M. A. të moshës 28, 31 dhe 41 vjeç, një prej të cilave nëna e të miturës, nisi në mars të vitit 2018. Sipas vendimit të siguruar nga A2, ato kishin hapur profile në faqe me përmbajtje pornografike në internet, ku zhvillonin video-biseda erotike me meshkuj nga gjithë bota, kundrejt pagesave që kryheshin përmes kartave të kreditit. Hetuesit sekuestruan kompjuterët e përdorur në këto qendra “chat-line”-sh të nxehta dhe rikuperuan të gjitha fotot dhe videot që ishin fshirë.

Mes materialeve pornografike u vërejtën fotot me natyrë pornografike të së miturës. Në deklarimet e dhëna gjatë hetimit, e ëma e saj, e pandehur në proces, shpjegonte se kishte dijeni për faktin dhe se në disa raste ishte detyruar nga dy të pandehurat e tjera. Pasi i shpalli fajtore për akuzën e “pornografisë”, gjykata dha dënime nga 3 vjet e 4 muaj në 3 vjet e 8 muaj për to. I njëjti vendim i hoqi përgjegjësinë prindërore nënës së minorenes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME