Categories Lajme

TURQI – Erdogan: Dhënia e Nobelit një racisti, shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dënoi dhënien e çmimit Nobel për Letërsisë për shkrimtarin Peter Handke, i njohur si mbështetës i politikave të ish-udhëheqësit serb Slobodan Milosheviç, i gjykuar për krime lufte. “Dhënia e çmimit Nobel në Letërsi një personi racist nuk do të thotë asgjë tjetër përveç se shpërblim për shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Erdogan në një mesazh me rastin e Ditës për të Drejtat e Njeriut. Handke njihet si një admirues i madh i Milosheviçit, i cili vdiq në vitin 2006 në gjykatën ndërkombëtare në Hagë teksa po gjykohej për krime lufte dhe gjenocid.

“Ngrihuni në këmbë nëse i mbështesni serbët”, kishte shkruar Handke gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999. Ai po ashtu është mohues e gjenocidit serb gjatë luftës së Bosnjës. Handke gjithashtu kishte vizituar Milosheviçin në burg dhe ishte përpjekur të dëshmonte në favor të tij. Me fitimin e çmimit Nobel, Handke do të marrë 952 000 dollarë si dhe një medalje dhe një diplomë.ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME