Categories Lajme

Fiskalizimi/ Haxhi: Kostoja e mirëmbajtjes bashkë me certifikatën elektronike llogaritet 7-9 euro

Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi deklaroi sot se kostot e vetme të cilat janë të lidhura me sistemin e fiskalizimit, janë ato të mirëmbajtjes, së bashku me certifikatën elektronike, e cila është risi. Në një prononcim për mediet, Haxhi tha se kjo kosto varion 7-9 euro në muaj.

“Kemi qenë në konsultim intensiv me kompanitë e kasave dhe operatorë të rinj që kanë shfaqur interes të jenë pjesë e këtij ndryshimi në fiskalizim. Gjithë ndryshimi ligjor ka konsistuar në hapjen e tregut për më shumë operatorë dhe liberalizmin e përdorimit të një hardware të caktuar. Jo detyrimisht duhet përdorur një pajisje e caktuar fiskale. Mund të jetë çdo pajisje elektronike e cila mund të instalojë një software fiskal e mund të transmetojë me transmetim 3 G, apo edhe me kabëll”, – tha Haxhi.

Mundësitë janë të pafundme dhe natyrshëm e logjikshëm, vijoi Haxhi, do të sjellë ulje të kostove e konkurrencë në treg. “Ne në projektligj kemi propozuar se nuk na duhet një memorie fiskale e detyrueshme,  por e thjeshtë dhe kjo do të bëjë uljen e kostos në krahasim me memorien fiskale që është aktualisht”, – deklaroi Haxhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME